SIRI - Të paktën 31 xhihadistë janë vrarë në Siri gjatë sulmeve me raketa nga forcat qeveritare mbi vendndodhjen e tyre në Raga, në veri të vendit.
 
Gjatë këtij sulmi kanë mbetur dhe qindra të tjerë të plagosur. Të dhënat raportohen nga Observatori Sirian për të drejtat e njeriut (Ondus).
 
Regjimi i Damaskut ka hedhur 13 raketa mbi qytetin e Raga-s dhe 11 mbi qytetin e Tabqa.
 
Raporti më i fundit mbi Sirinë shpreh shqetësimin se forcat ekstremiste islamike të ISIS po kryejnë kasaphanë jo vetëm në Irak por dhe në Siri.
 
Observatori Sirian për të drejtat e njeriut raporton vrasjen barbare të 700 sirianëve në vetëm dy javë nga terroristët islamikë.
 
Ata bëjnë thirrje për ndalimin e ISIS dhe “genocidit” masiv që po shkakton kundër të gjithë atyre që i konsiderojnë të pafe, të krishterë apo jazidi.
 
Në këtë video shihen të rinj të arratisur të minoritetit Jazidi teksa po trajnohen në një kamp ushtarak në një qytet Kurd në Siri, në kufi me Irakun.
 
Ata kërkojnë të hakmerren ndaj forcave islamike të ISIS për dhunën e ushtruara mbi ta e familjet e tyre, të cilët janë përzënë nga shtëpitë, janë vrarë e masakruar në format më barbare.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)