Siri/ Bombardohet një kamp refugjatësh në Idlib, 15 viktima, mes tyre dhe 4 fëmijë (VIDEO)

Vazhdon në Siri ofensiva qeveritare dhe ajo ruse kundër enklavave rebele.

Të paktën 15 civilë vdiqën në një sulm me predha në zonën Idlib, në veri-perëndim të vendit.

Forcat ruse goditën edhe një kamp refugjatësh në qytetin Hass, ku gjetën vdekjen katër fëmijë.

Lajmi u raportua nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britaninë e Madhe, por edhe nga burime të ndryshme lokale.

Prej sulmeve janë plagosur dhe 25 civilë dhe ekziston shqetësimi se numri i të vdekurve mund të rritet.

Edhe pse krahina e Idlib është shpallur një zonë e paprekshme nga Rusia dhe Turqia, këtu nuk kanë munguar sulmet e përgjakshme.

Në muajin prill, prej bombardimeve, u shkaktuan qindra viktima civile dhe shumë shkolla dhe spitale u shkatërruan.

Bazuar në këto fakte, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësimin se Idlib mund të jetë katastrofa më e madhe humanitare e shekullit.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja