Xhihadistët e ISIS dyshohet se i kanë prerë kokën një nga femrave që luftone me ushtrinë kurde në betejën për Kobanin. “Një luftëtare kurde e cila u bë simbol i rezistencës së kobanit ndaj ISIS pasi postoi disa foto të saj në rrjetin social Twitter ku ka bërë një shenjë paqeje, mendohet të jetë kapur nga militantët islamik. Këta te fundit i kanë prerë kokën luftëtares kurde”, shkruajnë mediat ndërkombëtare.  
 
Vajza e njohur me emrin “Rehana”, është cilësuar si një simbol shprese për qytetin kufitar mes Sirisë dhe Turqisë, për shkak të fotove të saj me shenjën e “V-Viktory” (Fitore).
 
Fotoja e saj është postuar mbi 5 mijë herë ne Twitter. Thuhet se ajo personalisht ka vrarë 100 militantë te ISIS.
 
Ka raportime të cilat deklarojnë se Rehana e cila luftoi pro kurdëve, mund të jetë vrarë sepse filluan të qarkullonin disa foto të një militanti të ISIS duke mbajtur në dorë kokën e prerë të vajzës në rrjetin social Tëitter. 
 
Vdekja e saj raportohet në shumë agjenci lajmesh, por mbetet ende e pakonfirmuar.

Redaksia online
(g.f/shqiptarja.com)