SIRI - Tre të dërguarit e kanalit "Sky News Arabia" merren peng në Aleppo. Bëhet fjalë për një reporter nga Mauritania; një kameraman libanez dhe një shofer sirian.
"Sky News Arabia" - kanali në gjuhën arabe, i njohur si televizion satelitor në Dubai, ka humbur kontaktet me tre nga pjesëtarët e një grupi që gjendej në Aleppo, në veri të Sirisë, një nga zonat më me rrezik në vend.
Stacioni televiziv ka lëshuar një thirrje për gjetjen e tyre.
Tre të zhdukurit janë mauritani Ishak Moctar; kameramani libanez Samir Kassab, ndërsa emri i shoferit sirian nuk është bërë publik, sipas kërkesës së familjes së tij.
Kontakti me ta është ndërprerë ditën e martë dhe drejtori i kanalit televiziv "Sky News Arabia", Nart Bouran, ka shpjeguar se kjo trupë televizive, merrej me aspektet humanitare të krizës siriane.
Sipas Organizatës për të Drejtat e Shtypit, "Reporter Senza Frontiere", të paktën 32 gazetarë të huaj janë zhdukur ose janë marrë peng në Siri.
Gjithmonë sipas kësaj organizate, që nga nisja e rrëmujave në mars të 2011-tës, kanë qenë të paktën 96 gazetarë të vrarë gjatë konfliktit në Siri.
Redaksia online
(Elvana Bilali/arsh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com