SIRI - Numri i refugjatëve sirianë, që janë larguar nga vendi i tyre për shkak të dhunës ka arritur një million sipas zyrtarëve të lartë të OKB-së.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për refugjatët tha se numri i njerëzve, që kërkojnë strehë në vendet fqinje është rritur që nga fillimi i vitit.

Komisioneri është shprehur i shqetësuar pasi pjesa më e madhe e refugjatëve janë fëmijë, shumica nën moshën 11 vjeç dhe janë traumatizuar në mes të të ftohtit dhe urisë.

Cdo ditë refugjatët sirianë braktisin vendin e tyre dhe kërkojnë strehim në vendet fqinje si Jordania, Libani, Turqia, Iraku dhe Egjipti.

Situata në Siri po del nga kontrolli dhe përkeqësohet çdo ditë e më shumë.

Kjo pasi numri i refugjatëve vazhdon të rritet, ndërsa fondet për të ndihmuar personat në nevojë, nuk janë të mjaftueshme është shprehur zyrtari i lartë.