Pasi propozoi emrin për kryeministër të tranzicionit, lideri I rebelëve që rrëzuan regjimin, Muhammad Al Jolani zhvilloi një takim më kryeministrin në detyrë Jalili ku ranë dakord për transferimin e pushtetit dhe krijimin e qeverisë tranzitore.
Ai tha se zgjidhja do ti shërbejë rinisjes së dhënies së shërbimeve ndaj sirianëve. Al Jolani ndërkohë tha se së shpejti ata do publikojnë listën me emrat e zyrtarëve që janë përfshirë në torturat e civilëve dhe kundërshtarëve të regjimit.
Shumica e tyre janë arratisur siç tha Jolani por për ta do të kërkohet ekstradimi dhe se do ofrohet shpërblim për cilindo që do të japë informacione në lidhje me vendodhjen dhe identitetin e tyre.
Forca opozitare e cila është duke bërë marrjen formale të pushtetit si një ndër misionet e para kishte lirimin e të burgosurve dhe gjetjen e atyre që njiheshin si qendra torture.
Burgu Sednaya ishte një ndër to ku siç është raportuar janë gjetur disa trupa të pajetë. Rebelët menjëherë iu drejtuan godinës së tij të hënën për të cliruar edhe atë pjesë të të burogsurve të mbetur dhe për të gjetur prova për torturat e kryera. Al Jolani në një fjalim drejtuar mbështetësve tha se ata nuk u nidhmuan nga askush dhe se ishin të vetëm në rrëzimin e regjimit të Assad.
Lajmi kryesor: