Siri, sulme të reja mbi Idlib, mes viktimave edhe fëmijë, mijëra njerëz në arrati

Siri, sulme të reja mbi Idlib, mes viktimave edhe fëmijë, mijëra njerëz në arrati

Përparimi i trupave të qeverisë siriane të mbështetura nga forcat ajrore ruse në provincën e Idlib - e vetmja e mbetur në duart e kryengritësve anti-Asad - vazhdon dhe mbart ende vdekje. Vetëm sot nga bombardimet kanë humbur jetën 18 persona, mes të cilëve 5 fëmijë.

Lajmi u raportua nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut që i jep përgjegjësi për bombardimet "aeroplanëve rusë".

Idlib, fortesa e fundit e opozitës anti-Asad, është skena e një sulmi masiv tokësor nga forcat e qeverisë siriane si pasojë e të cilës mijëra njerëz po ikin në Turqi.

Sipas burimeve, të shpërngulurit mund të jenë nga 30 mijë deri në 80 mijë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar Europën kundër kësaj valë të re refugjatësh.

"Turqia nuk mund të mirëpresë një valë të re të refugjatëve nga Siria", tha ai ditët e fundit. "Efektet negative të këtij presioni që ne po kalojmë do të ndihen nga të gjitha vendet europiane, duke filluar me Greqinë," tha Erdogan.

Synimi tjetër i trupave të qeverisë siriane është qyteti i Maarrat, për vite me rradhë një fortesë e opozitës Siriane, por gjithashtu një simbol i rezistencës jo të dhunshme të popullsisë kundër milicive radikale, përfshirë Kaidistët.

Forcat e Damaskut tani janë vetëm tre kilometra larg qytetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot