BEJRUT, 6 shtator /ATSH-AFP/ - Të paktën 31 persona, civilë dhe xhihadistë, vdiqën gjatë sulmeve ajrore të kryera sot nga aviacioni i regjimit në qytetin Raqa të kontrolluar nga grupi i Shtetit Islamik në lindje të Sirisë, raportoi një OJQ.
"Avionët ushtarakë të regjimit kanë kryer tetë sulme ajrore mbi qytetin Raqa dhe rretthinat e tij", njoftoi drejtori i Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), Rami Abdel Rahmane. Sulmet ajrore vranë 16 civilë, mes të cilëve tre fëmijë dhe dy gra si dhe 15 xhihadistë.
Që prej disa javësh, regjimi kryen sulme ajrore kundrejt zonave që janë nën kontrollin xhihadist në veri dhe në lindje të Sirisë.
Sulme ajrore janë kryer edhe gjatë ditës së martë në provincën Deir Ezzor në lindje të Sirirsë, ku humbën jetën 16 persona ku 10 ishin fëmijë./
/G.S/  a.jor.