/ATSH-AFP/ - Të paktën 35 persona u vranë dje nga bombardimet e ushtrisë ajrore dhe të shtënat me predha nga rebelët në Alepo, në veri të Sirisë, njoftoi sot Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.
"Të paktën 17 persona u vranë dje nga bombardimet në lagjet e qytet duke prekur në mënyrë të veçantë një treg popullor në lagjen al-Maadi", theksoi Observatori.
"Ndërkohë, 18 persona të tjerë, dy prej të cilëve fëmijë, u vranë nga predhat dhe raketat e hedhura nga rebelët në sektorët e mbajtur nga regjimi duke përfshirë dhe lagjen Suleimanie", shtoi OSDH.
Fotot e publikuara në internet tregojnë ndërtesa të djegura dhe të shkatërruara nga bombardimet.