BEJRUT - Të paktën 35 xhihadistë u vranë në sulmet ajrore të kolaicionit ndërkombëtar kundër organziatës Shteti Islamik (ISIS) të zhvilluara në veri të Sirisë, ku qyteti kurd i Kobanes është nën rrethimin xhihadist prej disa ditësh, njoftoi sot një OJQ.
"Sulmet e zhvilluara dje në mbrëmje vranë të paktën 30 xhihadistë pranë Shadadit, në provincën Hassake (verilindje), dhe pesë të tjerë pranë Kobanes, në provincën e Alepos (veri), në kufij me Turqinë", sipas Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH).
"Në Shadadi, sulmet ajrore shënjestruan ngulime të ISIS-it si dhe rafineri nafte të rajonit", theksoi agjencia siriane e lajmeve, SANA.
Në Kobane, koalicioni i drejtuar nga SHBA-ja goditi të paktën katër zona në frontet në jug dhe juglindje në të dalë të qytetit të tretë kurd në siri.
Koalicioni shkatërroi materiale ushtarake që i përkisnin ISIS-it, sipas OSDH-së, që bazohet në një rrjet të gjerë burimesh civile, mjekësore dhe ushtarake në të gjithë vendin./ATSH/
/Shqiptarja.com