/ATSH-AFP/ - Ushtria ruse njoftoi se ka bombarduar 472 celula terroriste në Siri gjatë 48 orëve të fundit, duke konfirmuar shkatërrimin e autokolonave dhe kamionëve çisternë si dhe të rafinerive të naftës të organizatës së Shtetit Islamik (ISIS) në veri dhe lindje të vendit.
"Këto celula, në rajonet e Palmyras, Deir Ezzorit dhe Raqas kontrollohen nga terroristët dhe përbëjnë një nga burimet e tyre kryesore të financimit", njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes nëpërmjet një komunikate.
Në total, avionët rusë kanë kryer 141 sulme në provincat e Alepos (veriperëndim), të Idlebit (veriperëndim), Latakies (perëndim), të Hamas (qendër), të Homsit (qendër), Raqas (lindje) dhe Deir Ezzor (lindje) si dhe në rajonin e kryeqytetit, Damask.
Këto rajone nuk janë të gjitha nën kontrollin e xhihadistëve të Shtetit Islamik.
/Shqiptarja.com