SIRI - Një tjetër shqiptar, këtë herë nga Maqedonia është vrarë në Siri. Ai u është bashkuar luftimeve në Siri në qershor të vitit të kaluar.
Familjarët e tij kanë dashur të saktësojnë në një email për një faqe online 'Portalb' se Alim Osmani ka luftuar krah për krah me forcat e ushtrisë së lirë siriane dhe se nuk është nga Ferizaj por nga Maqedonia, dhe se për fat të keq kufoma e tij nuk mund të sillet në atdhe.
Në profilin e tij në Facebook, Alim Osmani më 24 dhjetor kishte shkruar se “nënë mos qaj për mua se un nuk kthehem më, po lutju Zotit për mua që të jem i dashtun për të”.
Gjatë një aksioni të grupeve rebele të disa ditëve më parë u vranë të paktën 34 luftëtarë të huaj në Siri, mes tyre ishin dhe shqiptarë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com