BEJRUT - Xhihadistët e Shtetit Islamik (EI) kanë ekzekutuar dje dhe sot më shumë se 160 ushtarë sirianë, të cilët ishin ndaluar në veri të vendit, konfirmoi drejtori i Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), Rami Abdel Rahmane.
"Shteti islamik ka ekzekutuar më shumë se 160 ushtarë sirianë në tre vende të ndryshme në provincën Raqa, në veri të Sirisë", theksoi ai.
Këta ushtarë ishin kapur gjatë marrjes së bazës së fundit më 17 korrik, të aeroportit ushtarak të Tabqas dhe gjatë arratisjes së tyre nga aeroporti drejt lokalitetit Esraya, në provincën Hama, në duart e regjimit", shtoi ai./ATSH/