Eleminimi i arsenalit të armëve kimike në Siri do të bëhet nga një grup i përbërë nga qindra persona të një misioni të përbashkët mes OKB-së dhe organizatës për shkatërrimin e armëve kimike. Mbrëmjen e të hënës, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuar Ban Ki-Moon, paraqiti një raport në Këshillin e Sigurisë.

Në këtë raport, ai ka deklaruar se kjo lëvizje që do të kryhet fillimisht në Damask, për tu vendosur më pas në Qipro, do të jetë puna e parë, në llojin e saj, në historinë e këtyre dy organizatave.

Një skuadër prej 20 personash, ndodhen në Siri, që prej 1 tetorit. Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki moon, ka deklaruar se misioni do të zgjasë për rreth një vit dhe do do të eleminohen mbi 1000 tonë armë kimike shumë të rrezikshme. Prioritet i këtij misioni, do të jetë eleminimi i armëve kimike, por edhe të garantojë sigurinë e personelit që do të operojë në këtë mision.

Ban parashikon që eleminimi i armëve kimike të bëhet në tre faza, faza e parë sapo ka filluar me bashkëpunimin e plotë të shtetit sirian. Faza e dytë, deri më 1 nëntor, parashikon shkatërrimin e të gjithë impianteve të prodhimit të armëve. Dhe faza e fundit, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 30 qershor të vitit 2014, që do të jetë edhe faza më e vështirë e këtij misioni, do të jetë shkatërrimi i gati 1000 tonë të produkteve toksike, që gjenden të shpërndarë në 40 vende të ndryshme të Sirisë.


(v.gj/shqiptarja.com)