Siria, thirrja e komandantes kurde për Italinë dhe BE: Ne po luftojmë edhe për ju (VIDEO)

"Ne po luftojmë kundër ISIS-it edhe për t'ju mbrojtur".

Ky është apeli i Nassrin Abdulla, komandante kurde e Njësisë së Mbrojtjes së Grave e Rojava, drejtuar Italisë dhe gjithë komunitetit evropian.

Në lidhje me Skype nga Kobane, gjatë një konference për shtyp të organizuar në Senatin italian, organizuar nga Intergrupi i Miqësisë Parlamentare me Popullin Kurd, Abdulla tha se situata është dramatike në qytetin Sirian në kufi me Turqinë. Ofensiva e Erdoganit dhe bombardimet e vazhdueshme, - tha ajo, kanë për qëllim goditjen e qendrave të paraburgimit të luftëtarëve të ISIS, të pranishëm në rajon, me qëllim lirimin e tyre dhe përdorimin e tyre si armë kundër popullit kurd.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë