GJIROKASTER - Të ndimuar nga një delvinjot kundrejt 300 eurove, gjashtë sirianë të largur nga lufta në vendin e tyre, kanë mundur të hyjnë në territorin shqiptar, ku kishin kaluar ilegalisht nga kufiri jeshil me Greqinë.
Refugjatët sirianë u evidentuan nga policia kufitare e Kakavijës përmes kamerave termike në vendin e quajtur "Mulliri" ku po lëviznin në drejtim të Gjirokastrës.
Ata u ndaluan nga shërbimet e policisë kufitare, ku rezultoi se gjashtë prej tyre ishin sirianë, ndërsa personi i shtatë është shqiptari nga Delvina Zija Çollaku 47 vjeç, i cili i kishte ndihmuar refugjatët të kalonin kufirin në mënyrë ilegale kundrejt shumës 300 euro.
Të gjithë këta persona janë shoqëruar në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë ku u intervistuan, ndërsa shqiptari që i ndihmoi u arrestua nga policia.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com