Maja Çakri Sirindon, Princesha e Tajlandës ka vizituar Muzeun Historik të Tiranës dhe është shprehur se vizita në pavijonet e këtij muzeu ka qenë shumë frymëzuese për të. E shoqëruar nga drejtori i institucionit Dorian Koçi, princesha Sirindon ka vëzhguar me vëmendje dhe ka mbajtur shënime për artefaktet e trashëgimisë kulturore e historike shqiptare.
“Dje, pata nderin të prisja në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar Princeshën e Tajlandës, Maja Çakri Sirindon. Ishte një kënaqësi e veçantë të shoqëroja Princeshën e Tajlandës nëpër pavijonet e muzeut dhe ta njihja Princeshën dhe stafin e saj shoqërues me historinë e popullit shqiptar duke u nisur nga pavijoni i antikitetit deri në periudhën e regjimit komunist. Princesha tregoi një interes të veçantë në historinë e vendit tonë duke pyetur dhe bashkëbiseduar me mua mbi faktet historike dhe objektet e ekspozuara në muze.”, është shprehur Dorian Koçi. Në fund të vizitës Maja Çakri Sirindon është shprehur se “Të mësuarit mbi një vend në një periudhë të shkurtër kohore ishte frymëzuese për mua. Faleminderit shumë”, tha Princesha e Tajlandës.