Sirio Berati, artisti i ri shqiptar që bën 'çudira' me fotografinë, rrëmben vëmendjen e medias së huaj (FOTO)

Sirio Berati, artisti i ri shqiptar që bën 'çudira' me fotografinë, rrëmben vëmendjen e medias së huaj (FOTO)

Sirio Berati është një fotograf dhe artist visual shqiptar, i cili shndëron fotografitë në manipulime fizike. Aftësia e tij artistike ka zgjuar vëmendjen e ‘The Free Press Journal’ e cila i ka dedikuar një artikull artistit shqiptar. Ai jeton mes Kanadasë ku ka mbaruar studimet dhe Shqipërisë. Instagrami i artistit të fotografisë është i mbushur me krijimi impresionuesë. Jo vetëm kaq por ai është bërë pjesë e ‘Vogue’  dhe ‘IMDb’. Ai krijon imazhe interesante filozofike surrealiste në të cilat përdor elemente irracionale dhe imagjinative për të shprehur emocionet.

Udhëtimi artistik i Sirio filloi pesë vjet më parë kur u përfshi me Photoshop. Kjo është koha kur ai filloi të krijojë botët e tij dhe të eksperimentojë në mënyrë digjitale. Puna e Sirio është figurative dhe nganjëherë abstrakte, megjithatë, mënyra se si ai i afrohet artit dixhital, duke iu referuar ngjarjeve historike, çështjeve globale dhe ideve filozofike, synon shtimin e efektit të tyre.

Shumë nga krijimet e tij përfshijnë magji, flutura apo zjarr dhe madje edhe skena post-apokaliptike. Arti digjital i Beratit ka fituar zemrën e shumë indianëve, duke e bërë atë artistin më të pëlqyer dixhital në Indi për momentin. Por fama e tij shkon dhe më tej nëpër botë duke siguruar një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti