Sislej Xhafa fiton në Firence
vepra para pallatit të Drejtësisë

Sislej Xhafa fiton në Firence<br />vepra para pallatit të Drejtësisë
Artisti i njohur Sislej Xhafa është përzgjedhur fitues i një gare të rëndësishme të organizuar nga Bashkia e Firencës së Italisë me veprën “J”. Në këtë garë kanë aplikuar 228 artistë nga bota. Tema e konkursi kishte të bënte me të drejtat e njeriut.
 
Artisti shqiptar bashkë me katër artistë të tjerë nga vende të ndryshme të botës kanë dalë fitues të këtij konkursi, ku veprat e tyre do të vendosen para Pallatit të Drejtësisë, përgjatë vitit 2017.
 
Vepra e Xhafës është një skulpturë rreth 14 metra e gjatë. Ndërsa çmimi i fituar përfshin edhe vlerën monetare prej 136 mijë eurove.
 
Sislej Xhafa, është një nga emrat më të njohur të artit bashkëkohor, i cili së fundmi është vlerësuar me titullin Akademik Nderi i Shkollës së Arteve të Firences.
 
Krijimtaria e Xhafës ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e publikut në ekspozita ndërkombëtare, ku ka fituar edhe dhjetëra çmime.
 
Ai aktualisht gëzon një reputacion të konsiderueshëm në skenën artistike botërore. Ndërkohë Sislej Xhafaj është zgjedhur për të përfaqësuar bienalen e Kosovës në Venecia.

vepra e xhafes
Vepra "J" e artistit Sislej Xhafa

vepra e xhafes
Vepra "Berlusconi" e artistit Sislej Xhafa

vepra e xhafes
Sislej Xhafa

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre