Bilanc i sistemit bankar
TIRANE, 21 Gusht /ATSH/- Banka e Shqipërisë ben te ditur se për vitin 2013 totali i aktiveve të sistemit bankar u rrit 3.9% me bazë vjetore, ndërsa në fund të qershorit 2014 rritja e aktiveve rezultoi 4.1%.
Rritja e aktiveve, pavarësisht nga rënia e kreditimit dhe niveli i lartë i fondeve rezervë për humbje nga kreditë e këqija, lidhet me faktin se sistemi bankar shqiptar ka një strukturë të aktiveve mjaft të diversifikuar.
Veprimet me klientët, kryesisht kreditë, zënë vetëm 45% të totalit të aktiveve të sistemit bankar. Një pjesë të konsiderueshme në strukturën e aktiveve e zënë investimet në letra me vlerë, me 25% të totalit.
Sipas BSH-se, investimet në letra me vlerë, sidomos në ato të qeverisë shqiptare, në fund të qershorit kishin vlerën e 313 miliardë lekëve, në rritje me 8.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndonëse kreditimi i qeverisë siguron kthime më të ulëta krahasuar me kreditimin e sektorit privat, ai ngelet një instrument i rëndësishëm për të ruajtur rritjen e sistemit bankar, në kushtet e apatisë së sektorit privat.
Zëri tjetër i rëndësishëm në bilancet e bankave është i ai veprimeve ndërbankare dhe me Bankën Qendrore, që zë rreth 33% të aktiveve, por këto aktive në përgjithësi sjellin të ardhura modeste për bankat. Gjithsesi, ky zë ka regjistruar edhe rritjen më të lartë, me afro 11% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Në kushtet kur tregu shqiptar nuk ofron mundësi të mjaftueshme investimi, bankat vazhdojnë t'i investojnë një pjesë të mirë të fondeve, veçanërisht në valutë, në depozita në banka dhe institucione financiare të huaja. e.xh//a.ke/
/Shqiptarja.com