Sistemi bankar mbyll tremujorin
e 3-të me humbje, rriten shpenzimet

Sistemi bankar mbyll tremujorin<br />e 3-të me humbje, rriten shpenzimet
TIRANE - Në muajin shtator, kreditë me probleme pësuan një rritje që kapën shifrën 24.3%. Niveli i kredive me probleme është rritur me 0.1 pikë përqindje brenda një muaji, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë. Shkalla e kredive të humbura ka arritur nivelin më të lartë historik, 11.2%. Ndërkaq, kategoria e parë e kredive me probleme, ato nënstandarde, zbritën në 9.1%. Në bazë të këtyre të dhënave, gjatë tremujorit të fundit janë shfaqur më pak kredi të reja problematike.  

Ndërkohë, mbulimi me fonde rezervë për humbjet nga kreditë ka arritur në 16.1%, një rekord historik. Sistemi e mbylli tremujorin e tretë me një rezultat agregat negativ në vlerën e 1.3 miliardë lekëve. Shpenzimet e larta për provigjione ka sjellë që sistemi bankar të regjistrojë një tremujor me humbje. Vetëm në një tremujor, bankat kanë shpenzuar për provigjione 14 miliardë lekë ose rreth 100 milionë euro, vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

Për herë të parë pas 14 vjetësh sistemi bankar realizoi një tremujor me humbje. Arsyeja është shpenzimet e larta që bankat kanë bërë për provigjone. Fshirja e pritshme e kredive të humbura dhe amortizimi i efekteve të tyre në rezultatet financiare pritet t’i japë më shumë frymëmarrje sistemit bankar gjatë vitit të ardhshëm, edhe pse kjo do të kishte kosto të larta.
 
Shkrimi u publikua sot (9.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime