Sistemi bankar shqiptar e
mbylli vitin 2013 me fitim
Pavarësisht krizës ekonomike që shoqëroi vendin gjatë vitit 2013, sistemi bankar shqiptar e mbylli vitin me fitim. Sipas të dhënave të paaudituara të Shoqatës Shqiptare të Bankave, 9 nga 16 banka tregtare gjithsej, deklaruan rezultate fitimprurëse për vitin 2013.
TIRANE- Pavarësisht krizës ekonomike që shoqëroi vendin gjatë vitit 2013, sistemi bankar shqiptar e mbylli vitin me fitim. Sipas të dhënave të paaudituara të Shoqatës Shqiptare të Bankave, 9 nga 16 banka tregtare gjithsej, deklaruan rezultate fitimprurëse për vitin 2013.
Standardet ndërkombëtare të raportimit financiar, tregojnë se shumica e bankave kanë arritur të ruajnë rezultate pozitive në atë që konsiderohet si viti më i vështirë i ekonomisë së vendit. Por 4 prej 16 bankave kanë raportuar humbje, ndërsa tre të tjera nuk i kanë publikuar ende të dhënat finale vjetore. Bankat më të mëdha të sistemit, vijuan rezultatet pozitive dhe e mbyllën vitin 2013 me fitim.
Banka “Raiffeisen” arriti një fitim neto prej rreth 4.5 miliardë lekësh. E dyta në sistem Banka Kombëtare Tregtare, ka siguruar një fitim prej 4 mld lekësh. Banka “Intesa Sanpaolo” deklaroi fitim prej 981 milionë lekësh. “Credins Bank” raportoi fitim në vlerën e 608 milionë lekëve.
Ndër bankat e tjera, rezultat pozitiv arriti edhe “Societe Generale”, me një fitim prej 457 milionë lekësh. Rezultat me fitim deklaruan edhe “Fibank”, “NBG Bank”, “Veneto Banka” dhe “Banka Ndërkombëtare Tregtare”.
Grupi bankave që e mbyllën vitin 2013 me humbje ka në përbërjen e tij katër banka tregtare. Ndërkohë, “Alpha Bank”, “Union Bank” dhe “Banka e Bashkuar e Shqipërisë”, ende nuk i kanë bërë publike rezultatet e vitit 2013.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4248
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13