Sistemi energjetik në krizë
financiare, Bello: Ra prodhimi

Sistemi energjetik në krizë <br />financiare, Bello: Ra prodhimi
TIRANE - Sistemi energjetik në vend po zhytet në kolaps të plotë financiar pasi ka një rënie të lartë të prodhimit të energjisë elektrike krahasuar me 6 mujorin e parë të vitit 2011. Ish-zv/ministri i METE, Pajtim Bello, i ftuar në studion e A1Report, deklaron se ka edhe një rënie të vazhdueshme të konsumit të energjisë gjatë 6 mujorit të parë të 2012.

“Kemi një rënie të prodhimit të energjisë elektrike nga ky 6 mujor i vitit 2012 po ta krahasojmë atë me 6 mujorin e parë të 2011. Kemi një rritje të importit në këtë 6 mujor të parë të 2012 krahasuar me vitin e kaluar. Kemi një rënie të konsumit të energjisë elektrike po ta krahasojmë atë me një vit me parë”, tha zv/ministri.

Bello shtoi më tej se konsumi i energjisë është më i vogël edhe se viti 2007 dhe disa sektoë si ndërtimi apo biznese private kanë mbyllur aktivitetin e tyre për shkak të krizës.

Por ish-zv/ministri i METE e shikon se “dopja 6-a” do t’i mbetet çdo qeverie që do të vijë në pushtet për të paguar borxhet dhe për t’u përballur me krizën energjitike si ajo e viteve 96-97.

“Konsumi i energjisë elektrike është edhe më i vogël sesa në vitin 2007. Pra kemi një gropë të madhe e cila nuk të lë të abuzosh por nga ana tjetër të jep një sinjal alarmi se nëse merresh me ekonominë duhet të shikosh zhvillimin ekonomik të një vendi”.

Aktualisht në HEC-in e Fierzës po punohet me kapacitet minimal. Prurjet janë 40 metra kub ujë për sekondë me një mesatare vjetore 200-300 metra kub ujë për sekondë.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Drejtësisë certifikon 97 studentë të Klinikave të Ligjit, Manja: Qëllim rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi profesionistësh

Ministria e Drejtësisë certifikon 97 studentë të Klinikave të Ligjit, Manja: Qëllim rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi profesionistësh