Sistemi i mbrojtjes sociale, ekspertët: Të moshuarit i kanë plotësuar detyrimet me kontribute, të mos paguajnë sigurime

Pensionistët, punëtorët e shtëpive, dhe ata që punojnë në bizneset e familjarëve nuk duhet të paguajnë sigurime shoqërore dhe shëndetësore. Një grup ekspertësh kanë prezantuar sot raportin me një studim mbi këto kategori, duke e parë si të panevojshme dhe të dëmshme për ta këto pagesa.

Autori i studimit, Zaim Bajraktari deklaroi se kjo mund të ketë një kosto për buxhetin e shtetit, por sjell përfitime sociale dhe ekonomike për këto kategori.

Pensionistët që do të punësohen në sektorin privat ose do të vetëpunësohen, të marrin pensione dhe të mos paguajnë fare kontribute për këtë periudhë që do të punojnë dhe të mos bëhet as rillogaritja e pensionit. Nuk ka përse të bëhet, 0.20% të mos jetë, por të zerohen kontributet. Ka kosto në buxhet por kjo kosto nuk është në ato nivele të papërballueshme.

Zaim Bajraktari, Autor i studimit mbi kategorinë e pensionistëve

Ndërkaq, Arben Malaj, u shpreh se ky propozim duhet të parashtrohet në Kuvend në mënyrë që të shqyrtohet e të implementohet në ligj nëse ligjvënësit e marrin në konsideratë.

Për mua rruga më e mirë për shoqatat dhe për qendrat kërkimore-shkencore duhet të jetë Parlamenti, pasi burokracia në qeveri është e gjatë dhe e vështirë. Shpesh herë qendrat kërkimore-shkencore na kërkojnë asistencë për buxhetin, por ju kujtoheni për buxhetin kur mbërrin në parlament.

Arben Malaj, Ekspert Ekonomie

Gjetjet e këtij studimi do t'i paraqiten edhe institucioneve përgjegjëse, ndërsa kjo fushë mbetet një nga më të prekshmet nga qytetarët.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'