TIRANE - Drejtori i Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Mitat Tole, në një intervistë për A1 Report, sqaroi procedurën e heqjes së pikëve nga leja e drejtimit shoferëve që kapen me shkelje. Sipas Toles është një kategori prej 48 shkeljesh për të cilat të hiqen nga 3 deri në 15 pikë. Shkelja më e rëndë cilësohet shkaktimi i një aksidenti dhe largimi nga vend i ngjarjes, për të cilën të hiqen 15 pikë nga 20 që përmban leja e drejtimit.
Për çdo shkelje, e caktuar në VKM dhe kodin rrugor, që lidhet më një sanksion plotësues, pezullimit të lejes së drejtimit për të cilën drejtuesi i mjetit do të shkojë në Organ Administrativ Shtetror. Përveç masës me gjobë, përveç sanksionit plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit. Do t'i shkurtohen një sasi pikësh e përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministave. Pikët fillojnë nga 3 pikë minimalja deri në 15 pikë të menjëhershme.
Dhjetë ditë pas hyrjes në fuqi pikëzimit të lejes së drejtimit pritet të shihen edhe ndëshkimet e para të heqjes së pikëve.
Në çdo moment që një drejtues mejti që kryen një shkelje, supozojmë përdorimin e pijeve alkoolike mbi vlerën e lejuar nga kodi rrugor, në momentin që atij i jepet një masë në gjobë, i jepet një masë plotësuese pezullim i lejës së drejtimit, tek vendimi do të shënohet që i është hequr dhe sasia e pikëve përkatëse.
Tole sqaron se tashmë edhe anëtarët e komisioneve që do të merren me verifikimin e shkeljeve të drejtuesve të mjeteve janë trajnuar dhe janë të gatshëm për të vijuar punën.
Për të gjitha këto raste, drejtuesi i mjetit do të marri dijeni, ndofta jo në momentin që konstatohet shkelja por në momentin që ai do shkojë në Organin Administrativ Shteteror ku do t'i komunikohet sasia e pikëve të hequra. Kjo sasi pikës e hequr do t'i komunikohet në rrugë zyrtare nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor dhe në rrugë telematike informatike, databaset tona komunikojnë njëra me tjetrën. Për ta bërë më të sigurt do të shkojë në dy rrugët dhe në regjistrin elektronik për çdo drejtues mjeti do të ketë një historik, çfarë ndodh me pikët e tij.
Drejtoria e Policisë Rrugore ka trajtuar, i ka informuar dhe trajnimi vazhdon me gjithë problematikat që mund të dalin por ne jemi të përgatirur për ta vazhduar procesin e filluar pas datës 22, pra leje drejtimi me pikë.
Drejtuesit e Policisë Rrugore kanë rritur pritshmërinë e sistemit të patentave me pike. Në vendet e tjera të BE-së dhe në SHBA, sipas statistikave ky sistem ka sjellë uljen e shkeljeve dhe veçanërisht të aksidenteve rrugore.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO