Qeveria shqiptare ka firmosur sot me partnerët e Arabisë Saudite një marrëveshje lidhur me një sistem të ri inteligjent të sigurisë në Shqipëri. Ky sistem parashikon implementimin e kamerave inteligjence në cdo cep të vendit, gjithashtu dhe në institucione si shkollat, ku informimi për çdo shkelje do të bëhet në kohë reale. Me firmosjen e kësaj marrëveshje do të nisë gjithashtu dhe zbatimi i saj.

Sistemi  i ri i sigurisë, regjistron në kohë reale dhe dërgon planet në sallën operative të Policisë së Shtetit për çdo shkelje ligjore. Të tilla kamera sigurie të nivelit të lartë, do të vihen në dispozicion dhe për efektivët e policisë. Këto kamera trupi dërgojnë menjëherë debatin në sallë dhe në rast se tentohet që të fiken, menjëherë veprimi sinjalizohet.

“Ky nuk është një projekt kamerash, nuk është as një projekt mbikqyrjeje me kamera dhe mbikqyrjeje e trupave të policisë përmes leximit të kameras kur del nevoja. Ky është një projekt që në sekondën kur vihet në jetë, rrit në mënyrë eksponecinale kapacitetin policor në kohë reale. Ky është një projekt që i jep policisë së shtetit një sy magjik për të parë në kohë reale të gjithë territorin. Është një projekt që ndihmon në mënyrë të paimagjinueshme deri jo shumë vite më parë për të pasur një kryeinspektor të territorit që i ka sytë gjithandej. Kur flitet identifikimin në kohë reale të shkelësit nuk flitet për një identifikimi që vjen si reuzltat i syve të punponjëve të policsë që ndjekin ekranin fliet për këtë sy magjik që e sheh, e identifikon, e regjistron, dhe e sjell para syve të punonjësit të policsë. Ndërohë që punonjësi mund të jet duke parë trafikun, po në atë ekran i shfaqet shkelësi i rregullave të qarkullimit.

TYë gjitha këto informacione vijnë në kohë reale dhe policia më pas ndërhyn për të zbatuar ligjin bazuar në këto informacione. Nuk ka nevojë që dikush të filmojë me kamera një punonjës policie që nuk përmbush standardet e komunikimit të një nxënësi të klasës së parë, sepse në kohë reale kamera e trupit e efektivit që është duke debatuar me një qytetar e sjell debatin në sallën operative. Është e pamundur t’i fikësh dhe t’i ndezësh. Një kamerë e fikur sinjalizohet menjëherë në qendër”, tha Rama.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:00
Rama: Do të rritet siguria në shkolla! Makinat e policisë nuk do të përdoren më si private

Kryeministri Edi Rama tha se sistemi i ri i kamerave inteligjente do të rrisë sigurinë dhe cilësinë në shkolla. Ndër të tjera ai foli dhe për Policinë e Shtetit duke thënë se makinat e shtetit nuk mund të përdoren si private dhe se do të jetë e pamundur sabotimi i këtij projekti.

“Siguria në shkolla ndryshon. Shembulli i miqve nga Emiratet. Ky sistem ka hyrë në shkolla dhe jo vetëm që kanë rënë në mënyrë drastike mungesat në shkollë, por kanë rënë në mënyrë drastike edhe kopjet në shkollë. Sepse i gjithë sistemi është një sistem që funksionon për mësuesin, funksionon për prindin, funksionon për shkollën dhe, padyshim, për ministrin e Arsimit. Ashtu sikundër, në sekondën kur një person i dyshuar i afrohet derës së shkollës apo kur persona të padëshiruar vijnë vërdallë shkollës për të tregtuar lëndë narkotike, punonjësit e policisë e shohin këtë në kohë reale.

Elementët e kriminalitetit të rrugës e kanë të pamundur të shkojnë ku të duan dhe të bëjnë çfarë të duan. Natyrisht që kjo është një sfidë menaxhimi. Natyrisht që unë e kam kuptuar shumë mirë edhe mesazhin e një pjese të atyre që duhet ta kishin çuar përpara këtë projekt. Është e pamundur që një makinë policie të përdoret për punë personale. Si të gjitha makinat e policisë, do të jenë para syve të drejtuesve. Është e pamundur që makina e policisë të shkojë të ndalojë përpara restorantit dhe punonjësit e policisë të hyjnë dhe të hanë drekë në restorant, në uniformë. Dhe përsëri po flas për gjëra shumë të thjeshta.

Dhe unë e kuptoj shumë mirë ata që bëjnë çmos ta shtyjnë dhe ta sabotojnë këtë projekt, sepse dinë shumë më tepër se unë se sa hile dhe sa poshtërsi mund të bëhen duke njollosur uniformën e Policisë së Shtetit. Sepse syri për të cilin fola ka një rrjet mbulimi që, në 20 bashkitë me problematikat dhe lëvizjet më domethënëse, futet kudo. Futet kudo. Ky është sistemi i monitorimit që sjell kulmin e teknologjisë sot, me inteligjencën artificiale”, tha Rama.

Ora 12:39
Projekti ‘Smart City Albania’, Koçiu: 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete, 3 mijë në uniformat e Policëve! Të parët në rajon

Gjatë aktivitetit prezantues për zbatimin e projektit “Smart City Albania”, Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, theksoi se Shqipëria do të jetë vendi i parë në rajon që do të ketë një sistem të integruar sigurie dhe menaxhimi urban në 20 qytetet më të mëdha.

Në kuadër të projektit, parashikohet instalimi i mbi 5 mijë kamerave inteligjente nga Tirana në Sarandë, nga Shkodra në Gjirokastër, si dhe 3 mijë kamera trupi që do të vendosen në uniformat e efektivëve të Policisë së Shtetit.

“Do vendosim mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete të Shqipërisë, nga Tirana në Sarandë, nga Shkodra në Gjirokastër. Këto janë sisteme të Inteligjencës artificiale që sinjalizojnë në mënyrë autonome, janë 3 mijë kamera të trupit që do instalohen në uniformat e efektivëve të policisë së shtetit. Do instalohen kamera, radarë inteligjentë e sensorë për matjen e zhurmës në arteriet kryesore të vendit.

Të kemi 30% më shumë të zbulueshmërisë të ngjarjeve kriminale, deri në 45% reduktim të fataliteteve të aksidenteve rrugore, 30% më pak kohë të shpenzuar në publik, 30% më pak ngarkesë administrative për policinë e shtetit“, deklaroi Koçiu.