Një sistem i vjetër rrugësh Inkase që kalojnë mes 6 qytete të Amerikës Latine është vënë nën mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore nga Agjensia Ndërkombëtare e Kulturës, UNESCO.
Sistemi rrugor me një gjatësi prej 23,000 kilometrash i njohur si Qhapaq Nan kalon përmes Argjentinës, Bolivisë, Kilit, Kolumbisë, Ekuadorit dhe Perusë, duke kaluar në të gjithë pjesët e kontinentit, si në pyjet e shiut ashtu dhe në majat e mbuluara me dëborë të Andeve, ku shpeshherë në disa pika arrin dhe një lartësi prej 6,000 metrash.
Arkeologu, Leonel Hurtado tregon intervalin e rrugës që është përdorur prej shekujsh nga fiset inkase, të cilët i përdornin ato për të lëvizur mes vendeve dhe për të shkëmbyer apo shitur produktet dhe gjithashtu bënin të njëjtën rrugë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.
Sipas kordinatores së projektit të UNESCO-s, sistemi i rrugëve mori aprovim unanim nga Komiteti i mbledhur në kryeqytetin e Qatarit, Doha.
Ministrja e Kulturës së Perusë, Diana Alvarez u shpreh se ndihej shumë e lumtur për këtë titull e cila sipas saj ishte i pari i dhënë nga Unesco për një sipërfaqe kaq të madhe, që përfshinte 6 shtete njëherësh.
Qhapaq Nan është ndërtuar shekuj më parë për të lehtësuar komunikimin, transportin dhe tregtinë mes vendeve.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO