Sistemi imunitar lufton kancerin
studiuesit në Çikago zbulojnë 2 ilaçe 

Sistemi imunitar lufton kancerin<br />studiuesit në Çikago zbulojnë 2 ilaçe 
Shkencëtarët dhe studiuesit e shëndetësisë janë mbledhur në Chicago, nga ku janë shprehur shumë entuziast për atë, që ata besojnë se do të mund të jetë një armë e re e fuqishme në luftën kundër kancerit, pikërisht studimin e sistemit imunitar të vetë njeriut.

Një studim i udhëhequr nga britanikët ka zbuluar se, kombinimi i dy ilaçeve, që kanë ndihmuar e lejuar sistemin imunitar të luftojë kancerin, konkretisht ipilimumab dhe nivolumab, të cilat kanë ndalur avancimin e melanomës vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës, në 58 për qind të rasteve përgjatë një viti.
 
Melanoma, edhe pse konsiderohet si kancer i lëkurës, mund të përhapet në mushkëri, mëlçi, kocka, nyjet limfatike dhe tru.
 
Studime të tjera kanë treguar sinjale premtuese në trajtimin e kancerit të mushkërive. Kërkimet janë duke u prezantuar në Chicago, në konferencën vjetore të Shoqërisë Amerikane të Onkologjisë Klinike (ASCO), si dhe do të publikohen në gazetën e mjekësisë së Neë England-it, “The Neë England Journal of Medicine”.
 
Studiuesit e përfshirë në luftën kundër kancerit ndajnë mendime të ndryshme në lidhje me faktin se sa entuziastë duhet të jenë njerëzit mbi premisat e imunoterapisë në luftimin e kancerit.

Ilaçet e imunoterapisë kanë revolucionarizuar trajtimin e melanomës, ndaj dhe tashmë ne po shohim sesi mund të jenë edhe më të fuqishme, kur ato kombinohen me njëra-tjetrën”, tha doktor Steven O’Day, ekspert i ASCO.

“Megjithatë, rezultatet na detyrojnë gjithashtu të kemi kujdes. Kjo, pasi kombinimi i nivolumab dhe ipilimumab, që është përdorur në këtë studim, shoqërohet edhe me efekte më të mëdha anësore, të cilat mund të sfumojnë përfitimet për disa pacientë. Mjekët dhe pacientët do të duhet t’i peshojnë me kujdes këto dy aspekte”, - tha O’Day.
 
Në këtë studim, 36% e pacientëve që kanë marrë kombinimin e dy ilaçeve u është dashur të ndalojnë terapinë për shkak të efekteve anësore. Të dyja këto barna janë krijuar nga “Bristol-Myers Squibb”, të cilët janë edhe financues të studimit.

Ndërsa Nell Barrie, një zëdhënëse britanike për Kërkimet mbi Kancerin, edhe pse i quan rezultatet “inkurajuese” dhe “premtuese”, ka thënë për CNN se mbetet ende shumë për të mësuar dhe se këto ilaçe të reja nuk do të zëvendësojnë asnjë prej trajtimeve ekzistuese të kancerit.“Ndërhyrjet kirurgjikale, do të mbeten jetike. Ashtu sikurse do të mbeten kimioterapia dhe radioterapia”, - thotë ajo.

Më tej thekson se studiuesit duhet të vëzhgojnë ende përqindjen në periudhën afatgjatë të të mbijetuarve pas imunoterapisë, si dhe faktin se efektet anësore mund të përfshijnë edhe inflamacion të stomaku apo të zorrëve, aq sa të jetë e nevojshme shtrimi në spital.

Ndërsa doktor James Larkin, udhëheqësi i studimit të melanomës, i quajti rezultatet si një sfidë më vete.

“I kemi parë këto ilaçe të funksionojnë në një gamë të gjerë sëmundjesh tumorale, por mendoj se jemi në hapat e parë të një epoke të re të trajtimit të kancerit”,- tha Larkin për “The Telegraph” të Britanisë së Madhe.

Barrie tha se imunoterapia mund të ofrojë shpresë për njerëzit e prekur nga sëmundje tumorale, të cilat janë tepër të vështira për t’u trajtuar, si melanoma, kanceri i avancuar i mushkërive, apo kanceri që mund të përhapet në të gjithë trupin. “Jemi duke shqyrtuar një armë të re në arsenalin tonë”, tha ajo.

Në thelb të imunoterapisë është fakti se kanceri, ndryshe nga shumë sëmundje të tjera, nuk konsiderohet si pushtues. Por kanceri konsiderohet thjesht si një manipulim keqfunksional i qelizave të vetë trupit. Ndaj dhe sistemi imunitar i individit nuk është i “programuar” të sulmojë qelizat kancerogjene, pasi nuk i konsideron ato si të huaja. “Ilaçet e imunoterapisë, veprojnë për ta kthyer sistemin imunitar prapa në kohë”, thotë Barrie.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë