Sistemi raketor, John Bolton: Shpresoj që Moska të shqyrtojë vendimin për dërgimin e S-300 për Sirinë

Sistemi raketor, John Bolton: Shpresoj që Moska të shqyrtojë vendimin për dërgimin e S-300 për Sirinë

Sistemin raketor ajror S-300

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së John Bolton ka deklaruar sot se planet e Rusisë për të furnizuar Sirinë me sistemin raketor ajror S-300 është një "eskalim domethënës" i Moskës.

Bolton bëri të ditur se shpresonte që Rusia do të mundet të rishqyrtojë këtë vendim.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoygu ka deklaruar sot se forcat e armatosura siriane do të marrin një sistem modern të mbrojtjes raketore S-300 brenda dy javësh.

Ai është në gjendje të kapë mjete për një goditje ajrore në një rreth më shumë se 250 kilometra dhe në të njëjtën kohë të godasë disa objektiva ajrore.

                  Sergei Shoygu

Sergei Shoygu bënë të ditur se Rusia është e detyruar të marrë masat e duhura për të përmirësuar sigurinë e ushtrisë ruse në Siri, duke iu referuar rrëzimit të  një aeroplani rus në Siri, për të cilin Moska e konsideron përgjegjës  forcat ajrore izraelite.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot