Partia Syriza e Alexis Tsipras nuk ka arritur maxhorancën maksimale të vendeve (151 deri në 300) gjatë zgjedhjeve politike greke, rezultat që do t’i lejonte të qeveriste pa formuar koalicion.
Sistemi zgjedhor grek përfshin se në rast të një mazhorance relative, partia fituese merr detyrën për të formuar një qeverinë e re të koalicionit nga presidenti i Republikës, brenda 3 ditësh nga zgjedhjet. Nëse Tsipras nuk do të gjejë asnjë marrëveshje me forcat e tjera politike, të cilat kanë kaluar kuorumin për të qenë në Parlament, mundësia për të formuar një qeveri do t’i kalonte në duart e partisë së dytë. Nëse edhe diçka e tillë do të dështonte, do t’i takonte partisë së tretë në klasifikim. Nëse të gjitha forcat politike tregohen të paafta për të formuar një koalicion, që t’u lejojë atyre të qeverisin, presidenti i Republikës do tu jepte atyre mundësinë të formojnë një qeveri me unitet kombëtar. Me dështimin e kësaj tentative të fundit, kreut të shtetit nuk do t’i mbeste gjë tjetër përveç se të krijojë një qeveri të përkohshme, të drejtuar nga Presidenti i Këshillimit të Shtetit ose nga Gjykata e Lartë, me detyrën e vetme për të çuar vendin në zgjedhje të reja.
Nëse Syriza nuk mundet të gjejë një aleat, i cili të jetë i gatshëm të formojë koalicion, që të mos shtrembërojë programin e radikalëve të Tsipras, për “Demokracinë e Reia”, e dyta me rreth 28% të votave, do të ketë mundësinë për të qeverisur vendin. Problemi nuk shtrohet në qoftë se lëvizja e drejtuar nga 40-vjeçari anti Trojkës do të mund të marrë një shumicë absolute: në këtë rast, për të qeverisue, do duhet të betohet dhe të prezantohet në gjykatë brenda 15 ditëve për të marrë besimin.
E ardhmja politike e Greqisë, është ende e gjitha për tu vendosur. Nga një qeveri nga Tsipras (në koalicion ose jo) në një mazhorancë prej qendrës së djathtë me SYRIZA në opozitë, dhe deri në një qeveri me unitet kombëtar ose zgjedhje të reja, në javët e ardhshme mund të nisë një lojë marrëveshjesh dhe koalicionesh të minutës së fundit për të fituar ekzekutivin Helen.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com