Situata alarmante në Indi, Delhi nuk ka vend as për të djegur trupat e pajetë (VIDEO)

Lot, lutje dhe flakë janë këto fjalët që tregojnë më së miri gjendjen në New Delhi së fundmi, pasi vendi është përballur me një rritje rekord të rasteve të reja dhe të viktimave nga COVID-19.

E ndërkohë që vendi përballet me një problem tjetër mungesën e e vendeve për krematoriume ..

Vala e dytë e koronavirusit ka shkatërruar Indinë, duke çuar në kolaps spitalet, morgjet dhe krematoriumet.

"Para pandemisë, ne kishim djegur tetë deri në 10 veta (çdo ditë)," tha Jitender Singh Shunty, kreu i krematoriumit Seemapuri në lindjen e Delhit. "Tani, ne po djegim 100 deri në 120 në ditë."

Kërkesa është aq e lartë sa krematoriumet janë zgjeruar edhe në parkinge, ku dhjetëra punëtorë ndërtojnë platforma të reja të djegies. Ka aq pak hapësirë ​​dhe aq shumë trupa saqë familjet duhet të marrin një biletë dhe të presin në radhë për radhën e tyre. Aq shumë zjarre janë ndezur në New Delhi sa rezervat e drurit po mbarojnë.

Djegia konsiderohet si një pjesë e rëndësishme e riteve të varrimit hindu, për shkak të besimit që trupi duhet të shkatërrohet në mënyrë që shpirti të vazhdojë me rimishërimin.

India, javët e fundit ka shënuar një nivel rekord të viktimave dhe rasteve të reja. Me 386.452 raste dhe 3.498 viktima vetëm në 24 orët e fundit.  Numri i përgjithshëm i infeksioneve kaloi 18 milionë të enjten.

Spitalet janë në kaos në të gjithë vendin, pacientët vuajnë për oksigjen dhe shtretër spitalorë, ndërsa njerëzit vazhdojnë të kërkojnë ndihmë në media sociale. Janë të shumtë vendet që kanë premtuar ndihmë për Indinë. SHBA premtoi se do të ndihmojë vendin me 100 milionë dollarë furnizime.

1619770186_118265001hi067046501.jpg

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës