Situata Covid-19 në vend! 79 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Situata Covid-19 në vend! 79 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

TIRANË- Në të gjithë vendin janë kryer 808 testime nga të cilat 79 persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete. Krahasuar me një ditë parë, ka një rritje të numrit të personave të infektuar pasi ditën e djeshme u raportuan vetëm për 11 raste.

Rastet e reja janë regjistruar në këto qytete: 

24 në Tiranë, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Lezhë, Durrës, nga 4 qytetarë në Fier, Korçë, Devoll, Berat, 3 në Fushë Arrëz, nga 2 qytetarë në Pukë, Vlorë, Përmet, nga 1 qytetarë në Shkodër, Mirditë, Krujë, Kavajë, Dibër, Mat, Klos, Mallakastër, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë, Kuçovë.

Ministria e Shëndetësisë vazhdon me thirrjen ndaj qytetarëve që të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Në të gjithë vendin janë 514 qytetarë aktivë me Covid-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,817 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Shtator 2022)

Raste të reja ditore                79

Të shëruar në 24 orë             115

Të shtruar në spitale             7

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     808

Testime totale                   1,979,562

Raste pozitive                      330,920

Raste të shëruara                  326,817

Raste Aktive                             514

Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    253

Elbasan                   52

Fier                           42

Vlorë                         37

Shkodër                      28

Durrës                         25

Dibër                            20

Korçë                           17

Lezhë                          13

Gjirokastër                   11

Berat                            11

Kukës                            5

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet