Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka deklarur se nga data 9 mars deri më sot kemi 623 mijë thirrje për COVID dhe 100 mijë vizita në shtëpi.

Ndërsa sqaroi edhe mënyrën se si Urgjenca Kombëtare komunikon me spitalet COVID për të dërguar një pacient, Brataj tha qartazi se në rast përkeqësimi të situatës dhe tejmbushjes së 4 spitaleve COVID, qytetarët do asistohen me çdo mënyrë e në çdo vend siç bën e gjithë bota.

"Sapo ra pandemia ne shtuam personel Morëm 10 mjekë dhe infermierë. Në spitale transportohen pacientët duke telefonuar vetëm përmes 127. Se po shkoi me mjetin e vetë do shkojë me dikë tjetër. Pra për të frenuar përhapjen e pandemisë ne shtuam 45 persona shtesë në punë. Me hapjen e Covid 2 pastaj lindi nevoja edhe për transport nga një spital tek tjetri. Ambulancat janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme edhe me respiratorë.

Po flasim për pandemi, deri tani janë ezauruar disa prej skenarëve, vazhdojmë pastaj deri tek covid 3 që është skenari 3. I mbaj mend ambulancat pa asnjë aparaturë që ishin më përpara. Sa i përket pajisisjes së tyre dua të them që janë minispitale që lëvizin. Kur vijnë tek Covid në Tiranë krijohet një radhë. Nuk ka ende ezaurim, nuk jemi në atë pikë. Do hapet covid 4 dhe ato rajonale, pastaj do i trajtojmë edhe në ambulancë, edhe në shtëpi, edhe në hotele, edhe kë korridore, por edhe në stadiume siç e bën edhe gjithë bota. Qytetarët do asistohen me çdo mënyrë qëllimet e tjera jashtë aspektit shëndetësor, duhet vetëm të heshtin”,tha ai.

Ndërkaq ai ka shtuar se janë bërë rreth 100 mijë vizita në shtëpi, një rritje me mbi 30%, pasi në kushte normale bëheshin 250 vizita. Brataj shton se gjithsej janë bërë 11514 vizita vetëm për COVID në banesë, ose 44 në ditë, nga të cilat 5455 janë transportuar në spital.

"Nga data 9 mars deri më sot kemi 623 mijë thirrje, me një masatare 2381 në ditë. Në këtë periudhë janë bërë 99710 pra rreth 100 mijë vizita në shtëpi. Kemi pasur mesatare 250 në kushte normale pra kemi mbi 30% rritje të vizitave në shtëpi.

Ishin rreth 172994 thirrje për koronën në ditë, 11514 vizita vetëm për COVID në banesë, ose 44 në ditë, nga të cilat 5455 janë transportuar në spital, ndërsa në vendngjarje pra në banesë janë trajtuar 6059 që përbëjnë 52.5% të të gjithë numrit të vizitave", tha Brataj.

Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë videon e Bratajt thotë se ky shërbim është shembëlltyrë e simotrave në Europë dhe gjen rastin t’i falenderojë për punën e tyre.

“Urgjenca kombëtare e Shqipërisë është sot një shembëlltyrë e simotrave në Europë dhe vetëm ta mendosh se çfarë do të kishte hequr ky popull, sikur largqoftë Armiku i Padukshëm të na kishte gjetur me autoambulancat rrangalle e me linjat fikse të telefonave të zinj të kohës së qepës, që ishin të vetmet mjete të urgjencës deri 7 vjet më parë, të rrëqethet mishi! #RESPEKT për ekipin fantastik të Urgjencës Kombëtare që në këtë kohë të mallkuar i gjendet pranë popullit 24 orë papushim dhe ka shpëtuar mijëra jetë, nën trysninë e dyfishtë të ofensivës së virusit vrastar e të baltës lehëse të atyre që luftojnë kundër nesh, teksa ne luftojmë me mish e me shpirt me Armikun e Padukshëm”,- shkruan Rama.