Përballimi i situatës së COVID/ Meta dekreton kredinë 15 mln euro që Shqipëria do marrë nga BERZH: Të veprohet shpejt, Kuvendi e vonoi 11 ditë

Përballimi i situatës së COVID/ Meta dekreton kredinë 15 mln euro që Shqipëria do marrë nga BERZH: Të veprohet shpejt, Kuvendi e vonoi 11 ditë

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar kredinë 15 mln euro që Shqipëria do të marrë nga BERZH për reagimin ndaj emergjencës COVID-19. Bëhet fjalë “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin për reagimin ndaj emergjencës COVID-19 në Shqipëri”, për të cilën Meta ka realizuar brenda 24-orëve shqyrtimin dhe ka vendosur shpalljen dhe miratimin e këtij ligji.

Kjo marrëveshje u miratua në Kuvend me 94 vota pro dhe 4 kundër më 3 dhjetor. Presidenti Meta nxit Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, që të bashkëveprojnë më ngushtë dhe pa vonesa në mënyrë që çdo mbështetje financiare e huaj të vihet në efektivitet sa më shpejt me qëllim përmirësimin e sistemit shëndetësor shqiptar, për të përballuar situatën e pandemisë COVID-19. Në njoftimin e presidencës thuhet se Meta, me keqardhje konstaton se në këtë periudhë ku çdo ditë është e vyer, Kuvendit i janë dashur 11 ditë ta përcjellë në Institucionin e Presidentit për shpallje këtë ligj pas miratimit.

Më herët ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se  kjo do të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve në këtë betejë me virusin. Ndërkaq ka theksuar se 15 milionë eurot do të përdoren për tre komponentë kyç: Së pari për parandalimin e përhapjes së infeksioneve. Së dyti përmes rritjes e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID dhe sëmundjet që lidhen me të. Ndërkaq ajo shtoi se do të kemi rehabilitim dhe fuqizim e pajisjeve për Spitalin Infektiv si dhe masat për distancimin fizik dhe e gjithë platforma e komunikimit të riskut me qytetarët, konsulta mjekësore në distanca, komunikimi i masave përmes medias. Kjo marrëveshje Manastirliu tha se do të influencojë në rritjen e kapaciteteve tona dhe do të përmirësojë të gjitha qasjen në përballimin e COVID.

Megjithatë, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari tha se mbështetja për qytetarët është shumë e ulët, dhe se lekët e marra borxh po shkojnë "për fushatën e Ramës". 

Njoftim i presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, sapo ka administruar ligjin nr. 144/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim  dhe Zhvillim për projektin për reagimin ndaj emergjencës COVID-19 në Shqipëri”, ka realizuar brenda 24-orëve shqyrtimin dhe ka vendosur shpalljen dhe miratimin e këtij ligji.

Nga shqyrtimi i përmbajtjes së ligit dhe marrëveshjes së nënshkruar, rezulton se:

Marrëveshja, e ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë është nënshkruar në tetor 2020 dhe parashikon marrjen nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim të një huaje në vlerën 15 milionë euro, që do të përdoret për Projektin për Reagimin ndaj Emergjencës COVID-19 në Shqipëri.

Projekti parashikon mbështetjen e sistemit shëndetësor për të reaguar ndaj infeksionit COVID-19 menjëherë dhe në periudhë afatmesme. Kjo marrëveshje synon parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj rrezikut që paraqet përhapja e infeksionit COVID-19, si dhe fuqizimin e sistemeve kombëtare të gadishmërisë së shëndetit publik në vendin tonë.

Kjo mbështetje do të fokusohet në këto drejtime kryesore: Së pari, parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19. Së dyti, rritjen e kapaciteteve të sistemit shëndetësor për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe sëmundje që lidhen me të. Së treti, masat për distancimin fizik dhe komunikimin në distancë.

Ligji nr. 144/2020, është miratuar nga Kuvendi në datë 3 dhjetor 2020, ndërkohë që i është përcjellë Presidentit vetëm ditën e djeshme më datë 14 dhjetor 2020, me shkresën nr. 3130 prot., datë 14.12.2020. Presidenti Meta, me keqardhje konstaton se në këtë periudhë ku çdo ditë është e vyer, Kuvendit i janë dashur 11 ditë ta përcjellë në Institucionin e Presidentit për shpallje këtë ligj pas miratimit.

Megjithatë, referuar qëllimit të kësaj marrëveshje dhe nevojës urgjente me të cilën po përballet vendi, Presidenti i Republikës menjëherë me administrimin e këtij ligji, pa asnjë vonesë ka realizuar shqyrtimin dhe ka vendosur Dekretimin me shpallje të tij.

Presidenti Meta nxit Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, që të bashkëveprojnë më ngushtë dhe pa vonesa në mënyrë që çdo mbështetje financiare e huaj të vihet në efektivitet sa më shpejt me qëllim përmirësimin e sistemit shëndetësor shqiptar, për të përballuar situatën e pandemisë COVID-19.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjergj: 15/12/2020 23:04

    shikojini mire edhe ato qe ka dekretu mos mungon gje se ky derr i pangopur mundohet te plackite cdo gjo qe i del para .phyy race m tii familje e pangopur

    Përgjigju
  • TA RRRAS LALA: 15/12/2020 21:22

    Ilir mut ...një hajdut i pisët një njeri i ndyr e një njeri shum i rezikshëm për Shqiprin . Ky njeri për lek shet dhe vajzën e tij aq pis burec është ky muti madh ilir bajga.

    Përgjigju
  • O tej: 15/12/2020 18:38

    Metmuti hajduti

    Përgjigju
  • Like Blloku: 15/12/2020 17:52

    O like hike o like se je bo si hipolit o iliri i maru se të gjith e din qē ti je hajdut more makut. Nuk shtyhet jeta me vjedhje e rena o ilir fena. Prandaj boju gati se aparatin mrapa do ta hspin. E aty boj poza o ilir boza.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar