Seanca plenare/ Kuvendi miraton marrëveshjen me BERZH për 15 mln euro hua për përballjen me COVID, debat Manastirliu-Hajdari! Përcaktohet përbërja e Komisionit për raportin e Dick Marty

TIRANË- Kuvendi është mbledhur ditën e sotme në seancë plenare për të diskutuar një sërë marrëveshjes dhe vendimesh të tjera.

Në fokus të diskutimeve kanë qenë marrëveshja me BERZH për huanë prej 15 milionë eurosh për përballimin  e situatës së COVID. Një gjë e tillë për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kjo do të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve në këtë betejë me virusin. Megjithatë, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari tha se mbështetja për qytetarët është shumë e ulët, dhe se lekët e marra borxh po shkojnë "për fushatën e Ramës".  Kjo marrëveshje u miratua me 94 vota pro dhe 4 kundër.

Në seancën e sotme, Kuvendi ka votuar përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty-n që implikonte UÇK-në. Emrat që do të përfaqësojnë mazhorancën dhe opozitën në këtë komision janë nga shumica do të jenë deputetët Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj. Ndërsa nga opozita do të marrin pjesë në Komision Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi dhe deputetja e pavarur Elena.

Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidenti Meta për kthimin e ligjit për Policinë e Shtetit me 83 vota kundër dhe vetëm 9 pro. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga foltorja e parlamentit i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta që ktheu për shqyrtim ligjin për policinë e shtetit. Lleshaj tha se për këtë ligj ka pasur diskutime të gjata, mes tyre dhe me partnerë.  Ndërkohë që i ashpër ishte Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili e akuzoi Presidentin Meta se po bën politikë me dekretet duke mbajtur peng ligje të rëndësishme. Balla tha se Meta për turpin e tij po mban peng ligjin për buxhetin, duke penguar kështu avancimin e Qeverisë me masat anti-COVID, në veçanti vijimin me procedurat për sigurimin e vaksinës.

Votime të tjera të mbajtura në seancën e sotme plenare ishin marrëveshja e me BERZH për infrastrukturën, e cila është miratuar me votën pro të  91 deputetëve dhe ajo Emiratet e Bashkuara Arabe është miratuar nga deputetët me 92 vota pro dhe 6 kundër. Një tjetër projektligj i miratuar është ai për një ndryshim në ligjin “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”. Në përfundim të diskutimeve, projektligji u miratua me 88 vota pro, 12 kundër dhe 2 abstenim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:20
Ligjin për Policinë e Shtetit, Murrizi-Lleshajt: U nise të pastrosh barkderrat, e mbushe me derra bark

Kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi ka deklaruar votën e tij kundër ligjit të ndryshuar për Policinë e Shtetit, pasi sipas tij, preket privatësia e qytetarëve shqiptarë dhe shkelen të drejtat e njeriut. Murrizi theksoi se me ndryshimet e ligjit ministri përzihet në ndarjen e pushteteve duke ngritur dyshime për trupën policore që do të marrë në dorë përgjimet. Sa i përket bërjes së policisë më të fortë, Murrizi tha se kupola e Policisë së Shtetit drejtohet nga grupi “Çiftelia”.

“Sa e besueshme është trupa policore për hatër të elitës drejtuese të policisë. Unë nuk flas që ne na lind korrupsioni tek 15079 punonjës që ka ministria e Brendshme. Drejtuesit e qarqeve janë drejtues të cilët kanë cent. Kanë qenë të shkarkuar nga qeveritë socialiste të vitit ‘97-2005. Janë rikthyer në 2013. U shkarkua nga një ministër i juaj për shkelje, kanabizim, për trafik dhe shqiptarët e dinë mirë se shefa, drejtora policie, kufiri, antikontrabande, trafiqesh kanë ndenjur 2-3-4-6 muaj në arrati nga kjo drejtësi. Pse nuk e paskemi policinë e fortë si vendet e BE-së. Bëje të fortë, pastroje. Kush ka ngelur nga grupi ‘çiftelia’ i pagraduar në qeverinë e tyre. I ke në kupolën e policisë e Shtetit. Ti kërkon t’i varësh këtyre 200 vetave kontributin e përgjimeve. Pse këta do e ulin numrin e vrasjeve. Vijnë të gjithë nga periudha famëkeqe e inkuizicionit.Ti u nise ta pastrosh barkderrat dhe e mbushe me drejtues derra bark, nuk le anëtarë të grupit të çiftelisë, qemanesë e nuk le sigurims pa i promovuar, nëse i emëron ti. Jam kundër këtij ligji sepse prek liritë e të drejtat themelore dhe nga fakti se kush e drejton këtë trupë policore”, deklaroi Murrizi.

Ora 13:18
Seanca plenarë/ Kuvendi rrëzon Metën për Policinë e Shtetit! Miratohen marrëveshjet me BERZH e EBA dhe përbërja e Komisionit për raportin e Dick Marty

Kuvendi në mbyllje të seancës së sotme plenare ka votuar projektligjet dhe vendimet e tjera të parashikuara në rendin e ditës.

Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidenti Meta për kthimin e ligjit për Policinë e Shtetit me 83 vota kundër dhe vetëm 9 pro.

Deputetët kanë miratuar gjithashtu përbërje e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty me 85 vota pro dhe 12 kundër. Emrat që do të përfaqësojnë mazhorancën dhe opozitën në këtë komision: Nga shumica anëtarë do të jenë deputetët Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj. Ndërsa nga opozita do të marrin pjesë në Komision Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi dhe deputetja e pavarur Elena Xhina.

Marrëveshja e me BERZH për infrastrukturën është miratuar me votën pro të  91 deputetëve ndërsa marrëveshja po me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për 15 milionë euro hua për përballjen me COVID është miratuar me 94 vota pro dhe 4 kundër.

Marrëveshja e fundit, ajo me Emiratet e Bashkuara Arabe është miratuar nga deputetët me 92 vota pro dhe 6 kundër.

 

Ora 12:55
Valteri-Leshajt: Nuk më pëlqen aspak Meta si politikan, por ju po na detyroni që t'i japim të drejtë (VIDEO)

Ligji për Policinë e shtetit ka sjellë përplasje mes deputetit Halit Valteri dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Kjo për shkak të termit të përdorur nga Lleshaj "ministër Rendi" dhe jo i brendshëm.

Valteri: Nuk kemi ministër rendi, por i Brendshëm. E di që ke shumë nostalgji për atë sistem, por nga 1990 kemi ministër të Brendshëm, rasti i Dibrës tregon qartë që kupola e shtetit i jepte llogari Gjiknurit. Mua nuk më pëlqen aspak Meta si politikan, por po na detyroni që t'i japim të drejtë.

Lleshaj: E di funksionin tim, por në ligjin që po diskutojmë është ministri përgjegjës për rendin publik, sa i përket atyre që ka pasur raste që policia është përfshirë raste të këqija, ka pasur ka dhe do të ketë, në aspekt individual, por nuk do t ë thotë që ne mos 'i japim një kompetencë. Policia ka armë, nëse dikur do të kthejë krimim armën e shërbimit, nuk do të thotë se duhet t'ia heqim të gjithëve.

Ora 12:50
Kthimi i ligjit për Policinë e Shtetit nga Meta, Lleshaj: Akt i mirëfilltë politik, pa asnjë brendi juridike! Ka lexuar vetëm 4 pikat e para (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga foltorja e parlamentit i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta që ktheu për shqyrtim ligjin për policinë e shtetit. Lleshaj tha se për këtë ligj ka pasur diskutime të gjata, mes tyre dhe me partnerë. 

"Në thelbin e këtij akti politik, presidenti pretendon se dhënia e kompetencës për mbikëqyrje të veçantë për Policinë e Shtetit, rrezikon të shkelë të drejtat e njeriut për arsye se është në varësi të ministrit të brendshëm. Ndërkohë që demokracitë funksionojnë mbi këtë parim. Qeveria kontrollon dhe duhet ta kontrollojë administratën dhe burokracinë përndryshe demokracia do ishte në rrezik.
Edhe ne kur kemi hartuar ndryshimet në ligj dhe presidenti që e ka kthyer i referohemi të njëjtit nen 221. Pres ka lexuar vetëm 4 pikat e para, ne kemi lexuar dhe 5.
Në thelb kodi i procedurës penale thotë që duhet të rregullohet veçmas dhe ne kemi rregulluar veçmas me parimet më të mira europiane dhe i japim policisë më pak atribute. Procedura nën mbikëqyrjen e SPAK dhe SHÇBA-së.
Duke e konsideruar aktin e kthimit të ligjit si akt të mirëfilltë politik, pa asnjë brendi juridike, duke theksuar faktin se ky ligj ka kaluar një proces të gjatë diskutimi, filtër diskutimi me partnerët tanë ju ftojmë ta votojmë dhe t’i hapim rrugë zbatimit të tij”, deklaroi Lleshaj.

Ora 12:38
Balla: Meta për turpin e tij mban peng ligjin për buxhetin, po pengon vaksinën anti COVID! Natën takohet me ish-efektivë të inkriminuar, ditën bën të shqetësuarin për Policinë (VIDEO)

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend sot akuzoi Presidentin Ilir Meta se po bën politike me dekretit duke mbajtur peng ligje të rëndësishme. Balla tha se Meta për turpin e tij po mban peng ligjin për buxhetin, duke penguar kështu avancimin e Qeverisë me masat anti-COVID, në veçanti vijimin me procedurat për sigurimin e vaksinës.

Balla përmendi në këtë politikë dekretesh të Presidentit edhe kthimin e ligjit "Për Policinë e Shtetit"

 "Dua të them dy fjalë për dekretin për kthimin e ligjit "Për policinë e shtetit". Ligji është diskutuar për një kohë shumë të gjatë në Kuvendin e Shqipërisë, ka marrë kohë të gjatë. Gjej rastin ta falënderoj ministrin e Brendshëm për korrektesën që ka treguar në marrëdhënien me Kuvendin.

Të gjitha përpjekjet, në krye të të cilave është vënë Ilir Meta, Presidenti i Republikës që natën takohet me ish-policë të larguar nga policia e shtetit për shkak të përfshirjes në aktivitete kriminale dhe  ditën bën sikur shqetësohet për Policinë e Shtetit.

Presidenti duhet të heqë dorë nga të bërit politikë me dekretet. Nuk i shkon që Kryetari i Shtetit të etiketojë apo sulmojë policinë e shtetit.

Është e patolerushme, është e papranueshme Ilir Meta që të vonojë ligjin për buxhetin e shtetit. Është miratuar në Kuvend dhe Presidenti i Republikës për turpin e vijon ta mbajë peng ligjin për buxhetin e shtetit duke vonuar përgatitjen që duhet të bëjë qeveria për përballimin e situatës së COVID, në veçanti sigurimin e vaksinë". tha Balla.

Ora 11:55
Akuzat për rolin e tij gjatë luftës së Kosovës/ Lita mbron Bashën: Akuzohet nga njerëz që flasin me të vdekur (VIDEO)

Në seancën e sotme të Kuvendit është në rend dite miratimi i Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty, që implikon UÇK-. Një gjë e tillë, sipas deputetit të opozitë së re, dëmtohet Kosova, teksa i ka dalë në mbrojtje kryedemokratit Lulzim Basha. 

“Lufta e UÇK ka qenë e pastër. Qeveria ka miratuar një Komision, për raportin e një senatori, emri i së cilit tingëllon keq në anglisht. Duke e bërë pjesë të parlamentit këtë komision, ne dëmtojmë Kosovën.

Po luhet me procesin shtet-formues të Kosovës. Lideri i opozitës akuzohet nga persona që flasin me të vdekur. Ramush Haradinaj, një hero i gjallë, akuzoi Ramën. Të fusim edhe këto akuza në proces”, tha Lita.

Ora 11:42
Marrëveshja me BERZH, Gjoni: Do e votoja pro nëse paratë do shkonin për qytetarët! Mjekë të familjes japin receta të gabuara për COVID (VIDEO)

Duke folur në lidhje marrëveshjen e BERZH ku Shqipëria ka kërkuar 15 mln euro për shtimin e kapaciteteve spitalore në luftën kundër COVID, deputeti Ralf Gjoni shpreh votën e tij kundër kësaj iniciative.

Ai tha se do të votonte pro nëse këto para do të shkonin me vërtetë në ndihmë të qytetarëve. Ndër të tjera ai tha se në një situatë të tillë me zhvillimin e koronavirusit, puna e parlamentit fokusohet në ngritjen e një komisioni hetimor ndaj drejtuesve të UÇK-së, duke mbështetur idenë serbe.

Gjithashtu Gjoni ka shprehur kritika për shumë mjekë të familjes japin medikamente të gabuara për trajtimin e COVID, të cilat në të njëjtën kohë janë të shtrenjta.

"Parlamenti është vatër infektimi, nuk ka ajrosje fare. Juve merrni borxh. Do votoja pro nëse do besoja që 1 % e këtyre fondeve të shkonte për qytetarët shqiptarë. Ku do të shkojnë këto para. Pse ne kemi mbërritur këtu që duhet të marrim borxhe të tilla të vogla për këtë pandemi. Pse nuk ka lekë në Shqipëri? Sepse ka një korrupsion galopan në Shqipëri. Që ka korrupsion në Shqipëri këtë e dinë të gjithë, e thotë çfarëdolloj raporti, kush jua ka fajin tani, Saliu apo Meta? Çdo shqiptar që kalon COVID-in harxhon shifra stratosferike. Unë vetë e kalova COVID-in lehtë fare. Prapë 300 mijë lekë harxhova. Të gjithë nga frika se u është futur terrori përdorin antibiotikë. Jo të gjithë kanë zgjedhur të rrinë dhe të besojnë shëndetin e tyre në dorën e mjekëve shqiptarë. Jo të gjithë mjekët janë pozitivë. Sot në Shqipëri kemi mjekë familje që thyejnë rregullat e Ministrisë së Shëndetësisë duke dhënë receta të gabuara. Ka shumë mjekë në lagje që po japin receta të gabuara për një formë të lehtë COVID. Ne po ngrejmë një komision për aludime të krimeve të drejtuesve të UÇK-së në Shqipëri duke i hedhur benzinë zjarrit serb ndërkohë që kemi shumë problematika për shkak të koronavirusit" - tha Gjoni.

Ora 11:27
Hajdari: Ku po shkojnë lekët borxh që po marrim për përballimin e COVID, për përgatitjet për fushatën e Ramës? Duhet një paketë e tretë (VIDEO)

Nga Kuvendi, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka deklaruar se qeveria ka marrë 1.2 mld euro borxh, por nga këto ka vënë në shërbim të pandemisë 150 mln euro. Pjesa tjetër, sipas Hajdarit, është futur në xhepat e të korruptuarve.

“Pas kësaj marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim, qeveria shqiptare do të marrë 15 mln euro. Një pyetje që më shqetëson mua është se ku i çojnë paratë që marrin borxh?! Keni marrë që nga fillimi 1.2 mld euro borxh. Ministria e Financave na thotë se deficiti s’ka shkuar as 500 mln euro. Ndaj ky deficit nuk pritet që të shkojë më shumë se kaq. Pse kemi marrë kaq shumë borxh dhe pse po vazhdojmë të marrim?! 500 mln euro i kemi marrë për krizën ndaj COVID, por qeveria Rama aq 50 mln euro si ka çuar për përballimin e krizës. Edhe pse kaq shumë borxhe, FMN tregoi se paketat e mbështetjes së COVID të Shqipërisë janë më të vogla se të rajonit. Rama është kryeministrit i vetëm në rajon që merr një shumë parash dhe ofron ndihmën më të vogël qytetarëve. Fatkeqve që i la pandemia pa punë, iu dha ndihmë qesharake. Këto të tjerat u bënë për të hapur fushatën elektorale. Pse u morën kaq shumë borxh kur plani ishte që të përdorimin kaq pak për kompensimin e dëmeve apo dhe mbështetjen e shëndetësisë. Meqë këto lek3ë u morën borxh 1.2 mld euro, pse s’ju dhamë ndihmë atyre njerëzve që vuajnë nga pandemia. Pse s’iu dha një paketë e tretë për ata njerëz dhe bizneset në nevojë. Pse të mos japim një paketë ndihme për biznesin e vogël që po mbyll qepenat çdo ditë. Një transfertë direkte për përballimin e kostove. Mbyllja e bizneseve do të na kushtojë shumë e më shumë. Le të miratojmë një paketë për biznesin e vogël që të mbulojë koston fikse për qiranë apo taksat. Kjo do të ndihmojë dhe në stimulimin e konsumit. Sikur 200 mln euro t’i angazhojmë për t’i dhënë për krizën, do të mjafton te që të rikuperohej diçka. Nga kjo do të kemi fitime nga mbajtja e biznesit por dhe konsumit do t’i jepej një hov që është tkurrur. Borxhet i kemi marrë, interesat po i paguajmë. Ndaj t’i përdorimin këto borxhe për diçka atë mirë. I kemi marrë gjithmonë dhe një Zot e di se ku kanë shkuar.”, tha Hajdari.

Ora 11:12
15 milionë euro nga BERZH për përballjen me COVID/ Manastirliu: Rriten kapacitetet tona dhe trajtimi i të sëmurëve (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në fjalën në Kuvend foli për marrëveshjen me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për 15 milionë euro për përballimin e situatës me COVID.

"Sot kemi një tjetër marrëveshje që do të diskutojmë për të vendosur në planin e përballjes me emergjencën COVID-19 aspektin e rëndësishëm të mbështetjes financiare të sektorit shëndetësor.

Buxheti për vitin 2021 për shëndetësinë rritet me 23 për qind përfshirë këtu edhe të gjitha ato angazhime që Qeveria ka marrë për rritjen me 40 përqind të pagave.  Ndaj vendosja në plan të parë e mbështetjes për ata që janë në frontin e parë të luftës kundër COVID është në krye të prioriteteve të Qeverisë shqiptare.

Kemi rritur edhe mbështetjen direkte për të gjitha ato nevojë që lidhen me parandalimin e infeksioneve.

Ky financim që ne sot kalojmë, marrëveshje me BERZH, do të forcojë kapacitetet e sistemit shëndetësor.

15 milionë euro të përdoret për tre komponentë kyç: Së pari për parandalimin e përhapjes së infeksioneve. Së dyti përmes rritjes e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID dhe sëmundjet që lidhen me të. Do të kemi rehabilitim dhe fuqizim e pajisjeve për Spitalin Infektiv.

Së treti përfshihen masat për distancimin fizik dhe e gjithë platforma e komunikimit të riskut me qytetarët, konsulta mjekësore në distanca, komunikimi i masave përmes medias.  Kjo marrëveshje do të influencojë në rritjen e kapaciteteve tona dhe do të përmirësojë të gjitha qasjen në përballimin e COVID-19", tha Manastirliu.

Ora 11:05
Beqaj: Nëse keni perceptimin se Rama nuk ka qejf Shkodrën, investimet tregojnë të kundërtën (VIDEO)

Ish- ministri Ilir Meqaj është ndalur të flasë për investimet e kryera, teksa ka pasur një përgjigje për opozitës sa i përket Shkodrën.

"2020 po i afrohet fundi, pa më të voglin dyshim ka qenë një vit shumë i vështirë, pa e mbledhur veten nga tërmeti u përballëm me pandeminë, dëmet e tërmetit do i rikuperojmë të gjitha, çfarë është bërë 13 mijë e 400 familje kanë marrë bonus qiraje, pasojat e pandemisë do duhen kohë që të shuhen. Këtë vit e gjithë bota ishte e ndalur, financimi për të zhvilluar kapacitet turistike të vendit, tregon se përtej emergjencat tregon se jemi të vendosur që t'i çojmë përpara vendin. Investimet do të jenë në Vlorë, Berat, Shkodër dhe Korçë që janë zona me potencial të madh turistik.  Të katra bashkitë do të kenë larmi investimesh. Nëse ju keni perceptimin se qeveria e Edi Ramës nuk ka qejf Shkodrën, investimet tregojnë të kundërtën", tha Beqaj.

Ora 10:49
2 marrëveshje me BERZH dhe 1 me EBA/ Ministrja Denaj: Investime në turizëm, mbështetje në përballimin e COVID dhe zhvillimin ekonomik (VIDEO)

Teksa mori fjalën në seancën e sotme plenare, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, foli për tre projektligje të rëndësishme, 2 marrëveshje me BERZH, e parë për zhvillimin e infrastrukturës dhe Turizmit dhe e dyta për përballimin e situatës COVID. Dhe marrëveshja e tretë me Emiratet e Bashkuara Arabe për bashkëpunimin ekonomik.

"Në kuadër të prioriteteve të Qeverisë Rama kemi negociuar një marrëveshje me BERZH për zhvillimin e turizmit në vend. Programi do të zbatohet nga Fondi Shqiptari Zhvillimit dhe do të zgjasë deri në vitin 2025.

Investimet do të jenë në Vlorë, Berat, Shkodër dhe Korçë që janë zona me potencial të madh turistik.  Të katra bashkitë do të kenë larmi investimesh.

Marrëveshja tjetër me BERZH është për të na ndihmuar për përballimin e pandemisë COVID. Synon fuqizimin e funksioneve kryesore të shëndetit publik, fuqizimin e sistemit shëndetësor pë;r rritjen e kapaciteteve për përballimin e  COVID-19.

Kemi ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe EBA që synon rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve. EBA ka dhënë një mbështetje shumë të madhe. Kjo marrëveshje synon konsolidimin e këtij bashkëpunimi në shumë fusha. Së fundmi bashkëpunimi është intensifikuar si në zhvillimin e portit të Durrës, investime në fushën e turizmit etj.

Janë tre projektligje shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit ndaj shpresoj që Kuvendi t'i miratojë", tha Denaj.

Ora 10:22
Valteri: S'mund të integrohemi në BE, për aq kohë sa Gjiknurët me shokë s'janë para drejtësisë! (VIDEO)

Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka deklaruar se negociatat në Shqipëri nuk do të hapen, për aq kohë sa nuk do të çohen para drejtësisë të korruptuarit. Kur flet për të korruptuar, e ka fjalën për deputetin Damian Gjiknuri, se ka vjedhur vota "me shokë".

"Kapja e shtetit është gangrena e ekonomisë shqiptare, pavarësisht përmirësimit të ligjeve, Shqipëria do jetë një vend që nuk do të pëlqehet nga investimet e huaja dhe kjo për shkak të korrupsionit më qeveri, kemi ndërtuar një ekonomi që bazohet te të fortët, krimi dhe oligarkia. Prandaj Shqipërisë i shtyhen negociatat. S'mund të hapen negociata sado Damian Gjinkuri qëndron i patrazuar në Kuvend dhe bëjnë marrëveshje me PD, ka shkaktuar tërmet kudo, ta mbledhim mendjen se s'mund të integrimi në BE pa xçuar Gjiknurët me shokë para drejtësisë. Europa kërkon që kushtet të plotësohen dhe një prej kushteve është që të korruptuarit të cohen para drejtësi, Basha ,Rama nuk ka asnjë interes që vendi të integrohet në BE. Dhe kur shkojnë ato dhe rregullojnë dhëmbët i bëjnë në klinika europian, nëse realiteti shqiptar është gjithnjë dhe më i larguar nga Europa. Dimri i dytë erdhi dhe shumë prej jush janë në çadra, Zoti na dhëntë forcë".

Ora 10:18
Nis me debat seanca plenare/ Kujtim Gjuzi kundërshton financimin e partive: Po i jepni para atyre që braktisën Kuvendin! Ruçi: Ka një ligj për këtë (VIDEO)

Seanca e sotme plenare, nisi me një debat të shkaktuar prej deputetit Kujtim Gjuzi. Teksa mori fjalën për procedurë, Gjuzi kundërshtoi faktin që partitë e opozitës që braktisën Kuvendin të trajtohen me financimin nga buxheti i shtetit.

"Partitë e 'breglanës' që braktisën parlamentin, KQZ  i trajton ato me ndihmë financiare, parti që braktisën kuvendin, që kërkuan të futen me forcë në kuvend por falë opozitës së përgjegjshme këtu kuvendi vijoi punimet", tha Gjuzi.  

Në përgjigje të deklaratës së deputetit Gjuzi, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi se në lidhje me financimin e partive ka një ligj.

E.M./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bret: 03/12/2020 20:18

    o zot o zot ku e cuan kete vend keta bastarde, i vune zjarrin, cohu enver hoxha jepi drejtim ketyre krimineleve qe e kane bere shqiperine si mos me keq

    Përgjigju
  • analisti: 03/12/2020 11:54

    po si nuk flet njeri per tenderin me te fundit te mjeteve mbrojtese spitalore qe e fitoi kompania e taullant balles me 3 milion euro duke perjashtuar dhe 8 konkurrnte qe kishin ofruar 1 milion euro. ja ku shkojne borxhet ne xhepat e politikaneve. nuk besoj se ka shembull me te mire per ta ilustruar. po ketu te ne eshte e tredhur dhe opozita qe nuk denoncon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët