Ne rrethin e Krujës priten prej afro një jave përgjigjet e tamponeve.

Numri i testimeve vijon të jetë rreth 30 në ditë, por kthimi i përgjigjeve nga ana e laboratorit ka krijuar mjaft anomali.

Aktualisht gjykata e Krujes vinon të jetë e mbyllur për shkak se kancelari rezultoi me Covid dhe iu nënshtruan tamponit dhe 5 vetë staf i administratës së gjykatës përgjigjet e të cileve nuk kanë dalë ende.

Nderkohë janë testuar disa mësues në gjimnazin e Fush-Krujes dhe në disa shkolla 9 vjeçare të cilët janë izoluar nëpër banesa pasi përgjigjet nuk kanë dalë.

Fatmirësisht nuk janë raportuar raste nxënësish me simtoma apo të prekur.