TIRANË- Pas më shumë se një muaji i gjysmë në "karantinë" kryedemokrati Lulzim Basha ka nxjerrë në terren demokratët. "Kjo është koha ku ne të jemi në terren, aty ku është vuajtja", u tha Basha strukturave të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme.
Në fjalën e tij, ku sipas njoftimit nga zyra e shtypit ka zgjatur për 5 orë, numri një i demokratëve tha se PD-ja gjatë këtyre 6 javëve ka bërë propozime, por që janë neglizhuar nga qeveria. Kjo neglizhencë, sipas tij, është reflektuar te familjet dhe bizneset që po vuajnë pasoja të mëdha ekonomike.
"Dua t'ju falenderojë për punët gjatë këtyre javëve të vështira, opozita gjatë këtyre 6 javëve ka marrë vlerësime për mënyrën se si është sjellë dhe në funksion të saj ka bërë një sërë propozimesh edhe atëherë kur edhe atëherë kur qeveria i kishte neglizhuar totalisht detyrën e caktuar nga Emergjencat. Mbetet ekonomia, mbështetja e njerëzve në nevojë dhe e biznese. Me një sjellje që vetëm prej qytetarëve nuk quhet. Kontrasti është i qartë kemi një qeveri që nuk do t'ia dijë për njerëzit, kjo është koha kryesore ku ne të jemi në terren, aty ku është vuajtja. Situata ka qenë e rëndë. Njerëzit do ta kuptojnë që ehe në këto ditë të pandemisë PD ishte në krah", tha Basha.
Ky takim me strukturat e të Partisë Demokratike, vjen pas atij që zhvilloi me aleatët, dy ditë më parë. Në mbledhjet e thirrura nga kreu i opozitës u përfshinë kryesia, ish-deputetët dhe kolegji i kryetarëve, të ndarë sipas qarqeve që përfaqësojnë.
Foto nga mbledhja
Në përfundim të mbledhjes, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale, ku shkruan se qytetarët po kalojnë në një situatë të vështirë, por janë harruar nga shteti. Ai këmbëngulë që qeveria duhet të shpërndajë fondet e mbijetesës.
"Sot bisedova përmes disa videokonferencave me drejtuesit dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë, lidhur me situatën e rëndë që po kalon vendi.
E përbashkëta kudo është që qytetarët janë në vështirësi për të siguruar jetesën e përditshme. Shteti ka lënë në harresë mijëra familje në nevojë dhe biznese. Shumica nuk kanë marrë akoma asnjë ndihmë apo mbështetje nga qeveria, ndërkohë që ju duhet të paguajnë edhe faturat e rritura të dritave dhe ujit. Ne do vazhdojmë të jemi në kontakt me njerëzit për t'ju dhënë zë problemeve dhe halleve të tyre në këto ditë të vështira. Pa asnjë vonesë, qeveria duhet të shpërndajë fondet e mbijetesës dhe të përfshijë menjëherë të gjithë familjet dhe njerëzit në nevojë. Të mbështesë sipërmarrjen në vështirësi mbijetese, biznesin e vogël, fermerët, fasonët, bizneset prodhuese dhe turizimin, pa përjashtuar askënd.
Shqiptarët që kanë paguar këto 7 vjet taksat ndër më të lartat në rajon, kanë sot nevojë për ndihmën që ju takon nga shteti. Qeveria nuk mund t’i fshihet përgjegjësisë", shkruan Basha.
O Lulush kur e din qe Populli ska BUKE te haje PERSE NUK ORGANIZOJE POPULLIN PER RREZIMIN E RAMES DIKTATURA PO SHTRIHET NE CDO ASPEKT TE JETES POPULLI ESHTE I BURGOSUR TANIESHTE KOHA LULUSH ZGJOHU BEHU BURRE VETEM NJE HERE
PërgjigjuPD vleresuar?!! Ne endrrat e tua o plehre, hajdut, mashtrues patologjik
PërgjigjuRri futja gjumit edhe nja 6 jave, se rritesh
PërgjigjuO karagjozi i palaco Bashe po ku ke moral ti o fytyr ndyt.Ti ke vjell vec vrer ne kete pandemi. Zoti eshte i modh dhe te ndeshkofte
PërgjigjuKush i vlerësoj?????
PërgjigjuGomaret dhe karrocat me kuaj qe dilnin xhiro ne mes Tiranes..ne kohen kur ky ishte kryetar bashkieeee .
Deri ne infinit per jete rrace mu.. i politikan qe nuk lidh dot breket e veta
PërgjigjuBRAVO tANI JE ME TE VERTETE LEKSIONIST kE BERE PUNE TERE KETO JAVE BRENDA DHE SI SHOHIM RRESPEKTON RREGULLAT E KARENTINES tANI JE ME TE VERTETE KOMUNIST DEMOKRAT
PërgjigjuPo ket temin e ke ftuar mo?
PërgjigjuDhe do shikojme sa gjake Ju ka ngelur ,,Juve Si Popull ..se neve kemi akoma nevoje per tu pasuruar..
PërgjigjuPo tē thērret populli, se po del dhe prilli moj lulkē behari, lule karafili Goxha kryetar me mendje tē hollē ç'ma kolove jetēn gjumē,brum