TIRANE-Mesditën e sotme kryetari i PD-së, Lulzim Basha mblodhi aleatët në selinë blu për të diskutuar mbi aksionin dhe qëndrimin e unifikuar të opozitës për mënyrën e përballimit nga qeveria të situatës së krijuar nga COVID-19. Të pranishëm ishin të gjithë aleatët, ndërsa Monika Kryemadhi zgjodhi të mos shkonte vetë, por të dërgonte Petrit Vasilin. Nga momenti i shfaqjes së koronavirusit në vend, daljet e Kryemadhit kanë qenë të rralla.
Pas mbledhjes 90 minuta në selinë blu duke respektuar distancimin, koalicioni opozitar doli me një deklaratë të përbashkët duke akuzuar se qeveria dështoi me menaxhimin e situatës ndaj COVID-19 dhe i kërkuar asaj të rishikojë urgjent paketat ekonomikë të cilat i quan gjysmake, të ndihmohen të gjithë të prekurit nga kriza dhe ka përsëritur kërkesën e saj të hershme për anulimin e koncesioneve për të cilat sipas saj qeveria paguan mbi 100 milionë euro.
Në deklaratë theksohet se koalicioni opozitar kërkon transparencë për çdo qindarkë të shpenzuar për përballimin e krizës si dhe të bëhen publike kontratat e klasifikuara sekret. Opozita kërkon gjithashtu që Prokuroria të nisë hetimin urgjent të rasteve të korrupsionit të bëra publike gjatë emergjencës.
"Koalicioni opozitar bën thirrje për rishikimin urgjent të paketave gjysmake ekonomike, në mënyrë që askush që është prekur nga kriza, të mos përjashtohet nga ndihma si dhe për anulimin e menjëhershëm të koncesioneve. Koalicioni opozitar kërkon transparencë për çdo qindarkë të shpenzuar për përballimin e krizës dhe kërkon hetimin urgjent të rasteve të korrupsionit të bëra publike. I bëjmë thirrje qeverisë të bëjë publike kontratat e klasifikuara sekret, dhe i kërkojmë Prokurorisë të nisë hetimin urgjent të rasteve të korrupsionit të bëra publike gjatë emergjencës. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të dinë sesi po shpenzohen paratë e taksave të tyre për të cilat kanë aq nevojë sot", shkruhet në deklaratë.
Gjithashtu opozita e bashkuar shprehet se qeveria ka dështuar me menaxhimin e situatës së pandemisë dhe se sipas saj prioritet i qeverisë ka qenë gjobitja dhe kërcënim me burg i qytetarëve dhe jo testimi e ndihma e dhënë për ta.
"Koalicioni opozitar vlerëson se qeveria është treguar e paaftë dhe ka dështuar për të menaxhuar në mënyrën e duhur situatën e krijuar nga koronavirusi. Të gjitha faktet tregojnë se qeveria po improvizon dhe se nuk ka asnjë strategji për daljen nga kriza. Regjimi i facebook-it ka suprimuar çdo vendimmarrje përmes institucioneve. Gjatë 6 javëve, qeveria kërkoi sakrifica vetëm nga qytetarët, por nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për vete. Lufta e qeverisë duhet të jetë me virusin dhe pasojat e tij dhe jo me qytetarët. Por deri më sot prioritet i qeverisë ka qenë gjobitja e qytetarëve dhe jo testimi, kufizimi kaotik i lëvizjes dhe jo transparenca, kërcënimi me burg dhe jo bashkëpunimi, braktisja e njerëzve në nevojë dhe jo ndihma për ta", shkruhet në deklaratë.
Duhet theksuar se kryeministri Rama deklaroi ditë më parë se të gjitha gjobat e vendosura do të falen dhe se patentat e mjetet e bllokuar do të kthehen, duke theksuar se gjobat nuk janë vënë për të mbushur buxhetin e shtetit, por për të bërë ndërgjegjësimin qytetar në lidhje me rrezikun e situatës. Ndërsa në lidhje me testimet vetë Komiteti teknik i ekspertëve për situatën anti COVID-19 u shpreh se kjo strategji e zgjedhur për luftën ndaj koronavirusit po funksionon dhe se nuk shihet e nevojshme ndryshimi i kësaj strategjie, për sa kohë kurba e virusi është e butë dhe në një ulje graduale, ku numri i të shëruarave prej më shumë se një javë është më i lartë se i të infektuarve aktivë.
Qëndrimet e opozitës ditët e fundit kanë qenë kontradiktore lidhur me masat mbi përballimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi. E ndërsa Sali Berisha akuzon për fshehje të numrit të viktimave dhe të infektuarve nga COVID-i dhe Lulzim Basha kërkon rritjen e testeve dhe mbylljen e fasonëve, zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama dy ditë më parë u shpreh se masat e marra nga qeveria kanë bërë efektin e duhur. Takimi i sotëm duket se ka pasur si qëllim pikërisht edhe unifikimin e qëndrimit në vijim mes opozitës.
Deklarata e Plotë e Koalicionit Opozitarë
Në këto ditë të vështira për çdo shqiptar dhe në kushtet e një krizë të paprecedentë shëndetësore dhe ekonomike, shteti duhet të jetë pa asnjë vonesë dhe asnjë mëdyshje në krah dhe në funksion të shëndetit dhe të mirëqenies së njerëzve kudo ku ata ndodhen.
Me shqetësimin më të madh për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, për ne është e papranueshme që 6 javë pas shpërthimit të epidemisë, qeveria:
1. Ka bërë mesatarisht vetëm 110 teste në ditë, për mbi 2,6 milionë banorë.
2. Ka lënë jashtë ndihmës financiare mbi 750 mijë qytetarë dhe nuk ka shpërndarë ndihmën e premtuar për mijëra të tjerë.
3. Nuk ka akorduar fonde të mjaftueshme për përballimin e krizës, duke e renditur Shqipërinë të fundit në rajon.
Koalicioni opozitar vlerëson se qeveria është treguar e paaftë dhe ka dështuar për të menaxhuar në mënyrën e duhur situatën e krijuar nga koronavirusi.
Të gjitha faktet tregojnë se qeveria po improvizon dhe se nuk ka asnjë strategji për daljen nga kriza. Regjimi i facebook-it ka suprimuar çdo vendimmarrje përmes institucioneve.
Gjatë 6 javëve, qeveria kërkoi sakrifica vetëm nga qytetarët, por nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për vete.
Lufta e qeverisë duhet të jetë me virusin dhe pasojat e tij dhe jo me qytetarët. Por deri më sot prioritet i qeverisë ka qenë gjobitja e qytetarëve dhe jo testimi, kufizimi kaotik i lëvizjes dhe jo transparenca, kërcënimi me burg dhe jo bashkëpunimi, braktisja e njerëzve në nevojë dhe jo ndihma për ta.
6 javë pas nisjes së emergjencës, numri zyrtar i të infektuarve të sotëm mbetet i lartë si në ditët e para të pandemisë. Qeveria refuzoi mbylljen e fasonerive dhe bizneseve të tjera me risk të lartë infektimi dhe i ktheu ato në vatra përhapje, siç vërtetojnë rastet në Krujë, Kurbin, Kamëz dhe Shkodër.
Kjo krizë e rëndë konfirmoi se për kryeministrin prioritet janë një grusht klientësh, me të cilët grabit taksat e shqiptarëve. Në vend që të financojë ekonominë për të mos mbyllur vendet e punës, Edi Rama zgjedh të vazhdojë pagesat prej mbi 100 milionë euro për disa koncesione korruptive.
Koalicioni opozitar bën thirrje për rishikimin urgjent të paketave gjysmake ekonomike, në mënyrë që askush që është prekur nga kriza, të mos përjashtohet nga ndihma si dhe për anulimin e menjëhershëm të koncesioneve.
Koalicioni opozitar kërkon transparencë për çdo qindarkë të shpenzuar për përballimin e krizës dhe kërkon hetimin urgjent të rasteve të korrupsionit të bëra publike. I bëjmë thirrje qeverisë të bëjë publike kontratat e klasifikuara sekret, dhe i kërkojmë Prokurorisë të nisë hetimin urgjent të rasteve të korrupsionit të bëra publike gjatë emergjencës. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të dinë sesi po shpenzohen paratë e taksave të tyre për të cilat kanë aq nevojë sot.
Partia Demokratike ka vijuar përplasjet në distancë në rrjetet sociale me kryeministrin Rama lidhur me situatën në vend. Pas deklaratës së kryeministrit Rama se PD duhet të ndajë mendjen nëse ka të larguar apo jo nga Shqipëria duke ironizuar llogaritë e Bashës se 7x7=42, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi duke i dalë në mbrojtje.
Bardhi tha Rama i mëson shumëzimin duke fituar tenderë e leje ndërtimi dhe se nga Surreli është e vështirë të numërosh të varfrit dhe të papunët.
"Kur tabelën e shumëzimit e mëson si Edi Rama, duke llogaritur sa para fiton nga 1 leje ndërtimi, 1 koncesion, 1 tender, 1 pronë në bregdet, sa vota të siguron 1 kg heroinë, e ke mendjen të gënjesh për të mbuluar dështimin. Çdo shifër e dyfishon sipas interesit politik, njësoj si çmimet e tenderëve sekret. Punonjësit nuk i fut dot në xhepa si lekët e tenderëve dhe as nuk i fsheh dot siç përpiqesh të bësh me dështimet e tua. Sipas INSTAT në Shqipëri ka rreth 974 386 punonjës në sektorin privat bujqësor dhe jo bujqësor. Qeveria ka lënë jashtë ndihmës financiare mbi 750 mijë qytetarë dhe nuk ka shpërndarë ndihmën e premtuar për mijëra të tjerë. Nga Surreli është vështirë të numërosh të varfrit dhe të papunët. Për të provuar dhimbjen e atyre që s'kanë marrë ende asnjë lek, nuk ka nevojë për makinë llogaritëse. Duhen vetëm sy, vesh dhe përgjegjshmëri në qeverisje", shkruan Bardhi.
TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi për mbledhjen dhe deklaratën e opozitës së bashkuar mesditën e sotme, që akuzon qeverinë se dështoi me menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia në Shqipëri.
"Para epidemisë kishim vetëm të papunë e të gjithë kishin ikur nga Shqipëria! Tani paskemi vetëm punëtorë e të varfër që duhen paguar, po t'i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë! Plus fëmijë, studentë, pensionistë, shtëpiake, s'paska ikur kush nga Shqipëria. Vaj medet PD 7X7?" shkruan Rama.
Koalicioni opozitar pas mbledhjes së sotme në drejtimin e Lulzim Bashës doli me një deklaratë të përbashkët duke thënë se qeveria dështoi me menaxhimin e situatës ndaj COVID-19, ndërsa i kërkoi të rishikojë urgjent paketat ekonomikë të cilat i quan gjysmake, të ndihmohen të gjithë të prekurit nga kriza dhe të anulohen koncesionet.
O çe ka gjet Shqiprin nard ndoka vedhgjat me 8 vjeçare ministër o e zeza Shqipri çe ka gjet me flamur pa shkop me fatmir jevgjitin mediun me duart me gjak o nëna ime o nëna ime.
PërgjigjuA more mend nga filozofi Nard Ndoka se ka qene dhe minister shendetsie.
PërgjigjuNa mbyti injoranca malokeri e ke emrin Nard Noka
Hahahahahahahaha shyqyr sra ne kohen e Nardit se do sdo dinim te qanim a te qeshnim
Erdhen te buzeqeshur aleatet e pardhise -te demokracise te dhier Mbasi brodhen neper klube nate sot i ka thirrur Lulukuqja per nje seson te rendesishem Kush do jete ne te vertete Ta shohim lule-shtrydhen kur te jape News duke u siguruar se serish eshte serioz Po Monika baskefshatarja e Lule-shtrylles Po sistemon Macet dhe Qente qe mos i kape Corona -Virus
PërgjigjuParti inteligjente kjo
PërgjigjuKjo quhet , lum edi per lulin e vet!!!
PërgjigjuDuhet nje opozite e re. Keta jan llum dhe e bejn Edi Ramen te duket I shenjte
PërgjigjuA qyqja ne ca opozite kemi.
PërgjigjuTashti qe u mblodhen keta te PD virusi do arratiset nga Shqipnia nga frika.
PërgjigjuPo keta mjeshtrat pse nuk e bejne onlin mbledhjen? Apo e bejne me qellim qe te perhapin virusin e pastaj te keni nje arsye tjeter per te sulmuar ekspertet!
Përgjigjume kete opozite ed rama do kerkoje vete te japi dorheqjen si km mbas 20-30 vjetesh me nardat e mulat e salianjet e salibejt e gjith rrumpallat e tjere nuk ka shanc qe te fitojne ndonjehere lulja e shqupit...mos te flasim per zhaben vokshi e pampuren qe sht zgjuar keto kohet e fundit. lerini perrallate e eshte urgjent te gjendet nji opozite e denje per te konkurruar perball qeverise se te jete per keta legena nardat e dashrat e mehdirat ka mar fund
Përgjigju