'Situata me COVID-19 në Elbasan alarmante', Luçiano Boçi: Pothuajse i gjithë personeli mjekësor i infektuar, qeveria me pushime

'Situata me COVID-19 në Elbasan alarmante', Luçiano Boçi: Pothuajse i gjithë personeli mjekësor i infektuar, qeveria me pushime

Ish deputeti i PD-së Luciano Boçi ka akuzuar ministrinë e Shëndetësisë dhe qeverinë se nuk po marrin asnjë masë për pandeminë, në një kohë kur sipas Boçit i gjithë personeli i kujdesit shëndetësor në Elbasan rezultojnë pozitiv. Boçi shkruan se situata në Elbasan është katastrofike dhe se ministria e Shëndetësisë po neglizhon rastet dhe se qeveria është me pushime.

"Situatë katastrofike e Covid-19 në Elbasan. Pothuaj gjithë personeli i Njësisë vendore të kujdesit shëndetësor, rezulton pozitiv. Situata është lënë në rënie të lirë dhe totalisht jashtë kontrollit. Asnjë karantinim, apo teste për rrethin e kontakteve të të prekurve. Rreziku është permanent dhe neglizhenca qeveritare absolute. Asnjë masë nga Ministria e Shëndetësisë për të pamundësuar përhapjen e virusit nga kjo strukturë e shëndetit parësor, kur dihet që kontaktet e tyre me publikun janë të shpeshta. Rama e Manastirliu flasin nga kullat e... detit. Vetëm një Zot e di se si do shmanget katastrofa shëndetësore që po troket, sepse qeveria pa zot ka marrë pushime të gjata", shkruan Boçi.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë