Pas ngjarjeve të rënda kriminale në vend, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e drejtoi gishtin nga prokurorët dhe gjyqtarët duke i bërë ato përgjegjës.
Por eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuça thotë në një intervistë për Report TV, se përgjegjësia bie mbi drejtuesin e Policisë së Shtetit dhe se ministri Çuçi nuk ka pse të justifikojë policinë.
Karamuça thotë se këto ngjarje nuk kanë lidhje me prokurorët dhe gjyqtarët. Sipas tij këto kanë lidhje me një strategji jo të mirë menduar nga ana e Policisë së Shtetit, për mënyrën sesi duhet përballuar ky sezon veror i cili po vjen më shumë intensitet të lartë kriminal.
'Deklaratat e tij dalin përtej kompetencave që ka një drejtues i Ministrisë së Brendshme. Duhej të prononcohej drejtori i Policisë së Shtetit mbi të cilin bie përgjegjësia direkte. Ministri nuk ka pse të justifikojë policinë. Nuk mund të themi që për të gjitha gjërat që ndodhin sot, fajin e ka një prokuror apo një gjyqtar. Këto ngjarje nuk kanë lidhje fare me gjykatat dhe prokurorinë por kanë lidhje me një strategji jo të mirë menduar nga ana e Policisë së Shtetit, sesi duhet përballuar ky sezon veror i cili po vjen më shumë intensitet të lartë kriminal.'- tha Karamuça.
Sa i takon ndryshimit të drejtuesve të policisë, Karamuça tha se çështjet e sigurisë publike nuk janë çështje emrash, por strategji të mirëfillta të metodave dhe taktikave që duhet të paraqesë policia e shtetit në lidhje me këto situata të kriminale.
'Eksperienca ka treguar se çështjet e sigurisë publike nuk janë çështje emrash, nuk janë strategji rokada emrash, por strategji të mirëfillta të metodave dhe taktikave të reja që duhet të përqasë policia e shtetit në lidhje me këto situata të pazakonta. Do të ketë situata të tilla edhe në vijim. Policia në këtë rast nuk është i mirë ky apo i keq një tjetër, ka të bëjë me ndryshimin e një strategjie dhe futja e elementëve të rinj taktik në lidhje me sjelljen e Policisë së Shtetit.'- tha Karamuça.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.2%
-
Jo
44.3%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2295
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Kërkesa për komision hetimor për Portin e Durrësit, Çuçi: S'mund të marrim vendim derisa çështja është në Kushtetuese! Parlamenti në limitet e punës
23 Dhjetor 2024, 13:29
-
Vlorë/ Rama inspekton punimet në Qendrën Multifunksionale dhe Aeroportin e ri: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit! Punë ditë-natë, natë-ditë
28 Nëntor 2024, 15:00
-
Vlorë/ Ministrja Denaj prezanton Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi
21 Tetor 2024, 17:05
-
Vlora nën ujë! Kolektorë të bllokuar dhe pompa të amortizuara, kush ka përgjegjësi për përmbytjet?! Çuçi: Verifikojmë çfarë nuk funksionoi
5 Tetor 2024, 10:23
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor 2024, 11:05
-
Ndizen motorët/ Drejtuesit politikë të PS dhe PD-së dhe në 12 qarqe! EMRAT, kush do të përballen në zgjedhjet e pranverës 2025
8 Shtator 2024, 13:16
-
Zgjedhjet 2025/ Drejtuesit politikë të PS! Veliaj, Spiropali e Manastirliu në Tiranë, ikën Klosi e Gjiknuri! Becit i besohet Shkodra, Sakos Durrësi! Balla përgjegjës për Diasporën
8 Shtator 2024, 12:19
-
Rama mbledh kabinetin qeveritar në Dajt, më shumë se 8 orë diskutime për prioritetet e qeverisjes! Fokusi tek strategjia e komunikimit për zgjedhjet e 2025
1 Shtator 2024, 07:10
-
Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në Qeveri: Ja sa vota morën ministrat e rinj! Elisa Spiropali kryetare e Kuvendit
30 Korrik 2024, 11:35
-
Kongresi PS/ Rama ndryshon qeverinë! Ikën Balla, Mete e Peleshi! 3 emra të rinj në kabinet! Malaj tek Financat, Vengu tek Mbrojtja! Hoxha ministër i Brendshëm! Spiropali Kryetare Kuvendi
28 Korrik 2024, 07:33
Ku u bo ekspert ky bir komunisti gjykates i dikatutes me shkolle pedagogjike po shqipëria ka mare fund
Përgjigju