Situata e zjarreve në vend, Ministria: 15 vatra në 24 orë, 2 ende aktive në Mirditë dhe Kurbin! Përfshihet nga flakët kodra e fshatit Mimias të Beratit, në rrezik disa banesa, afër dhe një shtyllë tensioni

Situata e zjarreve në vend duket e qëndrueshme, ku në 24 orët e fundit raportohet vetëm për 2 vatra zjarri ende aktive, konkretisht në fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë dhe në fshatin Vinjollë, bashkia Kurbin.

Nërkohë, një zjarr i përmasave të mëdha ka pushtuar kodrën e fshatit Mimias në periferi të Bashkisë së Berat. Zjarri ka filluar nëpër shkurret dhe ferrat dhe më pas, i favorizuar nga era ka vijuar në plantacionin e drurëve frutor. Zjarri ndodhet shumë pranë shtyllës të tensionit të lartë si dhe disa banesave.

Raportohet se forcat zjarrfikëse po përpiqen për ta vënë në izolim që flakët mos të depërtojnë në lagjen e banuar. Mësohet se zjarri deri në këto momente ka vijuar në plantacionin me vreshta, pavarsisht ndërhyrjeve.

Sipas të dhënave të Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjiithsej 15 vatra zjarri dhe u bë i mundur izolimi i plotë i vatrave në:

  • •           Fshatin Tomorricë, bashkia Skrapar.
  • •           Fshatin Qukës Skëndërbej, bashkia Prrenjas.
  • •           Fshatin Shetël, bashkia Shijak.
  • •           Fshatin Karbunarë e Sipërme dhe fshati Balaj bashkia Lushnje.
  • •           Fshatin Lalaj, bashkia Fier.
  • •           Fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë.
  • •           Uji i Ftohtë, bashkia Vlorë.
  • •           Fshatin Qafë Mali, bashkia Fushë Arrëz.
  • •           Mali i Jushit, bashkia Vau Dejës.
  • •           Fshatin Grudë e Re, bashkia Shkodër.
  • •           Fshatin Qarr, bashkia Has.
  • •           Lagjen Nr.3, bashkia Kavajë.

Gjatë punës për shuarjen e flakëve ka pasur ndërhyrje të helikopterit në fshatin Ndërshen të bashkisë së Mirditës dhe Shetël të bashkisë së Shijakut.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 368 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 26 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:31
Zjarr në malin Shushicë të Elbasanit, digjet një sipërfaqe pyjesh! Zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

 

Zjarr në malin ligat i njësisë administrative të Shushicës, aktualisht janë djegur pyje dhe dushqe.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për të bërë izolimin e flakëve, ndërsa mësohet se nuk rrezikohen banesat.

 

Ora 14:48
Zjarr i përmasave të mëdha në Mimias të Beratit, në rrezik disa banesa, flakët afër shtyllës së tensionit, shkrumbohen plantacionet me vreshta (VIDEO)

 

Një zjarr i përmasave të mëdha ka pushtuar kodrën e fshatit Mimias në  periferi të Bashkisë së Berat. Zjarri ka filluar nëpër shkurret dhe ferrat dhe më pas, i favorizuar nga era ka vijuar në plantacionin e drurëve frutor. Zjarri ndodhet shumë pranë shtyllës të tensionit të lartë si dhe disa banesave.

Raportohet se forcat zjarrfikëse po përpiqen për ta vënë në izolim që flakët mos të depërtojnë në lagjen e banuar. Mësohet se zjarri deri në këto momente ka vijuar në plantacionin me vreshta, pavarsisht ndërhyrjeve.

S.C//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel