TIRANE - Konfliktet e qeverisë me kompaninë çeke energjetike CEZ-Shpërndarje janë vendosur edhe në fokusin e Aleancës Kuq e Zi e cila ka kërkuar sot nga Kryeministri bërjen publike të kontratës dhe aneks kontratave që ekzistojnë mes qeverisë dhe kësaj kompanie.
“Përveç mosverpimit të qëllimshëm apo jo në kohë të enteve dhe qeverisë për të shmangur kolapsin energjetik, Aleanca Kuq e Zi në emër të konsumatorëve shqiptarë kërkon si hap të parë për të nisur zgjidhjen e kësaj situate bërjen publike dhe transparente të të gjithë kontratës dhe anekseve të privatizimit midis qeverisë dhe CEZ shpërndarje”, tha sot në një deklaratë për shtyp Sekretari për Çështjet Energjike në Aleancën Kuq e Zi Altin Dauti.
Sipas Dautit, mes shteti dhe CEZ po bëhet një lojë pasojat e së cilës reflektohen mbi konsumatorin.
“Aleanca Kuq e Zi i kërkon qeverisë më të korruptuar në Ballkanit të bëjë publike kontratën dhe aneks kontratat që ekzistojnë midis qeverisë dhe “CEZ shpërndarje”, u shpreh Dauti.
Aleanca Kuq e Zi “dënon ashpër çdo veprim dhe mosveprim në kohë të qeverisë dhe enteve përkatëse të cilat lidhen drejtpërsëdrejti me abuzimet spektakolare që sollën këtë situatë kaotike dhe problematike për konsumatorët shqiptarë.”
Sipas Dautit, humbjet në rrjet në kohën e privatizimit të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike ishin në nivelet 36%, ndërsa sot mbi 50%.
“Privatizimi i sektorëve strategjik u bë për të përmirësuar aktivitetin e kompanive që përfaqësonin këta sektorë dhe sot gjejmë një dështim total të çdo sektori”, - theksoi sekretari për Çështjet Energjetike në AK.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53.3%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2412
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim
26 Nëntor, 09:26
-
VIDEO/ Ardian Ismajli më i miri në fushë, Empoli barazon 1-1 me Udinesen! Leçe fiton me Ramadanin
26 Nëntor, 09:26
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’. Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju
26 Nëntor, 09:18
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Vlorë/ Digjen një makinë dhe një motor në një banesë rrugës për në Kaninë, dyshohet e qëllimshme (VIDEO)
26 Nëntor, 09:00
-
PD mban sot protestën e radhës në rrugët e Tiranës, pritet që drejtuesit të ndahen në disa pika
26 Nëntor, 08:50
-
Kandidat për kreun e FSHA, Luiza Gega sulmon Izmir Smajlajn: Ishin në dijeni të manipulimeve, skandalet s'duhet lejuar të kalojnë në heshtje
26 Nëntor, 08:42
-
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
26 Nëntor, 08:23
-
Aksident në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev
26 Nëntor, 07:56
-
'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian
26 Nëntor, 07:38