Situata energjetike, Berisha:
Kompania çeke u keqmenaxhua

Situata energjetike, Berisha: <br />Kompania çeke u keqmenaxhua
TIRANE - Gjatë takimit që pati sot me gazetarët kryeministri Berisha tha se shkak i gjendjes së vështirë energjetike në vend është keqmenaxhimi i kompanisë çeke CEZ-Shpërndarje.

Ai akuzoi rëndë veprimin e ndërmarrë nga kjo kompani pak muaj më parë në vend kur ndërpreu furnizimin me energji elektrike për ujësjellësit. Sipas kryeministrit ky veprim kërcënoi sigurinë kombëtare.

Duke e cilësuar si një gabim fatal, shefi i qeverisë kërkoi që të vihen para përgjegjësisë ligjore të gjithë ata persona që kanë dhënë një urdhër të tillë.

“Ka qenë nja gabim fatal kur ai kërcënoi sigurinë kombëtare duke ndërprerë ujin, këtu shkeli çdo lloj standardi të një vendi të lirë. Uroj që drejtuesit të venë para përgjegjësisë ata që urdhëruan një ndërprerje të tillë. Është e vërtetë që kishte një borxh ndaj saj, por është e vërtetë që CEZ-i kishte një borxh më të madh ndaj institucioneve”, theksoi kryeministri Berisha.

Sipas kreut të ekzekutivit humbjet u rritën në mënyrë katastrofale lidhur me këtë kompani.

“Ka qenë koha më e vështirë për qeverinë sepse prodhimi total i energjisë ishte 3.1 miliardë, çka do të thotë se qeveria importoi sasira të mëdha energjie që të mos mungonte energjia. Asnjë mungesë e energjisë ndaj qytetarëve nuk ka ardhur nga qeveria. Që të gjitha janë nga ky menaxhim i cili nuk arriti të menaxhohej”, tha Berisha

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’. Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju

Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’. Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju