KOSOVË- Një humbje jete dhe 7 raste të reja pozitive me COVID-19 janë raportuar 24 orët e fundit në Kosovë.
Megjithëse bota është përfshirë nga një valë e re e pandemisë, për shkak të shfaqjes së variantit delta, Kosova tashmë ka aritur të mbajë pandeminë nën kontroll, për shkak të masave anti-COVID.
Në 24 orët e fundit kanë arritur të fitojnë betejën me virusin, 13 persona, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë shëruar 157,534 gjithsej.
Numri total i infektimeve është 160,934, ndërsa ai i viktimave ka shkuar 2,980 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditë së sotme .