OKB paralajmëron: Afganistani do të shkojë drejt katastrofës nëse nuk ndërhyhet urgjentisht! Duhet t'u dërgojmë ushqime dhe t'i ndihmojmë për strehimin

OKB paralajmëron: Afganistani do të shkojë drejt katastrofës nëse nuk ndërhyhet urgjentisht! Duhet t'u dërgojmë ushqime dhe t'i ndihmojmë për strehimin

Ushtarët amerikanë duke ndihmuar në evakuimin e afganëve

Afganistani po përballet me një "katastrofë absolute" që përfshin urinë e përhapur, të pastrehët dhe kolapsin ekonomik nëse nuk arrihet një përpjekje urgjente humanitare, paralajmërojnë udhëheqësit botërorë sot.

Me zemërimin në rritje mbi përpjekjet kaotike të evakuimit, figura të larta në Kabul paralajmëruan se kaosi i fundit po kombinohet me thatësirën, zhvendosjet e mëdha të njerëzve dhe paralizën ekonomike për të krijuar një fatkeqësi që kërkon veprim të menjëhershëm ndërkombëtar.

Mary-Ellen McGroarty, drejtoresha e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së për Afganistanin, tha se veprimi i shpejtë i koordinuar ishte domosdoshëm. "Përndryshe, një situatë tashmë e tmerrshme do të bëhet një katastrofë absolute, një katastrofë e plotë humanitare," tha ajo.

"Ne duhet të dërgojmë furnizime në vend, jo vetëm në aspektin e ushqimit, por furnizimet mjekësore, furnizimet e strehimit. Kemi nevojë për para dhe na duhen tani. Vonesa për gjashtë apo shtatë javë, do të ishte tepër vonë për këta njerëz. Ata nuk kanë asgjë. Ne duhet të marrim ushqim tani dhe t'ua dërgojmë komuniteteve në provinca, para se rrugët të bllokohen nga bora.", tha ajo.

Afganistani ra në duart e talebanëve një javë më parë, duke ngjallur firkë e terror në vend. Jan ëme mijëra afganët që kërkojnë të largohen nga vendi, duke krijuar kaos në aeroportin e Kabulit, ndërsa turma shtypi për vdekje 4 gra një ditë më parë. Kombet perëndimore po ndihmojnë në evakuimin e afganëve, por situata është mjaft problematike, pasi ata nuk lejohen të largohen nga talebanët.


Lajmi kryesor:

Gjermania kryen operacionin më të madh të evakuimit në histori, strehohen 5000 afganë! SHBA mori 7400 të tjerë (30,000 në total)


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat