TIRANË – Kushtet e sotme meteorologjike me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta kanë shkaktuar edhe vonesa nga 1 – 5 orë në 15 fluturime ajrore nga Rinasi drejt destinacioneve Italiane dhe Frankfurtit (Gjermani) edhe anasjelltas.
Vonesat kanë qenë në nisjet nga aeroporti “Nënë Tereza” por edhe në mbërritjet në këtë aeroport siç mund të shikoni edhe mëposhtë në tabelën e Shqiptarja.com.
Përkatësisht vonesat në nisje nga Rinasi kanë qenë në fluturimet: Drejt Bergamos me 1 orë e 30 min vonesë, Pizës me 1 orë vonesë, Perugias 1 orë, Frankfurt 1 orë e 20 minuta vonesë, Torino 2 orë vonesë, Milano 1 orë e 30 minuta vonesë, Rinas- Bolonjë me 5 orë vonesë dhe drejt Veronës me 1 orë e 44 minuta vonesë.
Vonesa kanë pasur edhe disa fluturime mbërritëse nga Italia në Rinas: Fluturimi nga Bolonja drejt aeroportit "Nënë Tereza", ardhja në Rinas me 4 orë vonesë nga ora e parashikuar, nga Milano me 1 orë vonesë, nga Rimini rreth 1 orë vonesë, nga Perugia dhe Pisa 30 minuta vonesë, nga Bergamo drejt Shqipërisë 50 minuta vonesë ndërsa nga Torino me 2 orë vonesë.
Përmbytja e autostradës Tiranë- Durrës tek mbikalimi i Rinasit ka bërë që edhe shumë udhëtar që do të udhëtonin me aeroplan të mbërrijnë në vonesë në aeroport, por nuk ka raportime për momentin për qytetarë që mund të kenë humbur fluturimin.
Gjatë ditës së sotme ka pasur edhe vonesa që mund të cilësohen si të zakonshme deri në rreth 20 minuta, në fluturime të tjera ajrore nga Rinasi.

(Fluturimet me vonesa nga mbi 30 minuta deri në 5 orë)

Redaksia Online
(Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com