Zjarret, BE në ndihmë të Shqipërisë, 2 helikopterë nga Holanda dhe 1 nga Çekia nisin operacionet të shtunën! Autoritetet holandeze: Mbërrijnë edhe 47 ushtarakë

Drejt Shqipërisë do të vijnë shumë shpejt 3 helikopterë për të mbështetur operacionet për fikjen e zjarreve, një nga Çekia dhe një nga Holanda në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian ndërkohë që nga autoritetet holandeze është njoftuar se do të jenë 2 helikopterët nga ky vend dhe 47 ushtarakë. 

Ndërsa zjarret pyjore vazhdojnë të prekin rajone të ndryshme në Mesdhe dhe Ballkanin Perëndimor, Komisioni Evropian po mobilizon me shpejtësi mbështetje për të ndihmuar vendet në kufizimin e përhapjes së zjarreve dhe mbrojtjen e jetës dhe jetesës.

2 aeroplanë zjarrfikës nga Franca po dërgohen në zonat e prekura në Itali për të filluar operacionet e shuarjes së zjarrit sot. 2 avionë zjarrfikës nga Qipro po mbështesin Greqinë, në krye të një ekipi zjarrfikës për të mbështetur operacionet në terren. Përveç kësaj, Sllovenia po dërgon një ekip prej 45 zjarrfikësish në Maqedoninë e Veriut.

E gjithë ndihma mobilizohet përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, me bashkëfinancim nga Komisioni të paktën 75% të kostove të transportit.

"Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të dërguar ndihmë ndërsa zjarret janë ndezur në të gjithë Evropën. Falënderoj Qipron, Çekinë, Francën, Slloveninë dhe Hollandën që vendosën me shpejtësi aeroplanë zjarrfikës, helikopterë dhe një ekip zjarrfikësish për të mbështetur "Vendet e prekura shumë nga zjarret në pyje. Në këtë kohë ndërsa disa vende mesdhetare po përballen me zjarre, Mbrojtja Civile e BE -së sigurohet që mjetet tona të zjarrfikësve në vend të përdoren me kapacitetin maksimal. Ky është një shembull i shkëlqyer i solidaritetit të BE -së në kohë nevoje”, është shprehur Komisioneri për Menaxhimin e Krizave në BE, Janez Lenarçiç.

"Këto dislokime vijnë si shtesë e operacioneve të shuarjes së zjarrit të koordinuara nga BE që aktualisht janë duke vazhduar në Turqi, si dhe në Sardenjë të Italisë që filluan që nga fundi i korrikut. Hartat satelitore nga sateliti i BE-së për Menaxhimin e Emergjencave Copernicus po ofrojnë mbështetje të mëtejshme për shërbimet e urgjencës për të koordinuar operacionet. Qendra e Bashkimit Evropian për Koordinimin e Reagimit të Emergjencave 24/7 është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e mbrojtjes civile të vendeve të prekura nga zjarret për të monitoruar nga afër situatën dhe kanalizuar ndihmën e BE-së", thuhet në njoftimin e Bashkimit Europian.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:30
BE në ndihmë të Shqipërisë për shuarjen e zjarreve, Xhaçka: Mirënjohës Çekisë dhe Holandës, vetëm të bashkuar mund të fitojmë

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka falënderuar BE për ndihmën që i ka ofruar vendit tonë për shuarjen e zjarreve. Me një postim në Twitter, Xhaçka falënderon ekuipazhet e Çekisë dhe Holandës, që do të na ndihmojnë për shuarjen e zjarreve që kanë 'zaptuar' vendin.

"Falenderojmë miqtë tanë evropianë që na ndihmuan në orën tonë të nevojës. Ne i jemi mirënjohës ekuipazheve çekë dhe holandezë që do të na ndihmojnë të luftojmë zjarret e pyjeve që janë ndezur në vendin tonë. Vetëm të bashkuar mund të fitojmë", shkruan Xhaçka.

Ora 17:39
Holanda e konfirmon: 2 helikopterë dhe 47 ushtarakë vijnë në ndihmë të Shqipërisë për zjarret

Ashtu siç u njoftua edhe nga Bashkimi Europian, Holanda ka konfirmuar sot ardhjen e 2 helikopterëve nga ky vend në ndihmë të Shqipërisë për shuarjen e zjarreve. Helikopterët mbërrijnë të premten ndërsa operacionet fillojnë të shtunën.

“Autoritetet shqiptare i kanë kërkuar BE -së dhe vendeve anëtare që të ndihmojnë në luftën kundër zjarreve, që po përhapen aktualisht në jug të Shqipërisë. Si përgjigje, Holanda ka vendosur të mbështesë Shqipërinë duke dërguar dy helikopterë Chinook. Chinook-ët janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira. Për Holandën është e rëndësishme të punohet krah për krah me autoritetet shqiptare për të mbrojtur njerëzit, si dhe parqet kombëtare unike. Helikopterët Chinooks, së bashku me 47 ushtarakë holandezë, do të mbërrijnë këtë të premte ndërsa do të fillojnë operacionet ditën e shtunë”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

Ora 13:43
2 helikopterë për vendin tonë për ‘luftën’ ndaj zjarreve, Meta falenderon BE: Mirënjohje për solidaritetin e treguar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur ndihmën e dhënë nga Bashkimi Evropian, për vënien e zjarreve nën kontroll në vendin tonë. Meta i shpreh BE mirënjohjen për solidaritetin e treguar në këto momente të vështira për vendin.

“I shumëpritur aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, në kushtet e një situate tepër të rrezikshme të përballjes me zjarret.
Mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike!”, shkruan Meta.

Ora 13:10
BE dërgon 2 helikopterë për zjarret në Shqipëri, Basha: Mik i mirë në kohë të vështira

1627634055_autoLulzimBashaoki15008107871.jpg

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur Bashkimin Europian pas laujmit se unioni ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile. Përmes një postimi në ‘Tëitter’, Basha thekson se ky është një lajm i mirë përballë një momenti kritik.

 “Aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, është një lajm shumë i mirë në këtë moment kritik të përballjes me zjarret. Mirënjohje Bashkimit Europian për ndihmën, përherë një mik i mirë në kohë të vështirë”, shkruan Basha.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tyta: 05/08/2021 05:34

    Shqipria ka mbi 100 pilota por ska helicopter.ama ka ushtar qe e fikim zjarrin me lopata e shkurre. Ka 3 kova she 1 helicopter te gatshem.ka lezet vend I natos.poor respekte per ushtaret qe po luftojn menzjarrin pa mjete pa kushte dhe normalisht pa buk esht per te qar po esht e vertet

    Përgjigju
  • Kur zjarret te ken ber kerdine, helikopteret e huaj do jensi kofini pas te vjelash: 04/08/2021 18:13

    Keta si te shtunen do fillonkan pun????

    Përgjigju
  • Joti: 04/08/2021 11:50

    Nuk e ndihmoi vucic kete pallen e gjate me mini shengenin

    Përgjigju
    • mini: 04/08/2021 16:42

      ska hyre ne fuqi akoma. po ta mendosh holle holle, vertet qe shqiperise qe nuk ka as breke ne bythe i ben mire ajo marveshje... se ai vend nje ne dy dite e ka katastrofe, nejse pjekje te mbare po qe se je ne shqiperi prane ose larg zjarrit se me 40C lere sec vete.

  • Nje Gusht: 04/08/2021 10:57

    Qe me dat 1 gusht BE aktivizoj mekanizmin per Turqine por nuk pati lajm … https://reliefweb.int/report/turkey/forest-fires-eu-mobilises-planes-support-turkey

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)