Situata në BSH, Cani: Stabiliteti
financiar nuk cënohet nga 1 individ

Situata në BSH, Cani: Stabiliteti<br />financiar nuk cënohet nga 1 individ
TIRANE - Lidhur me zhvillimet e fundit në Bankën e Shqipërisë ka reaguar edhe Ministri i Financave, Shkëlqim Cani. I pyetur nga gazetarët, Cani u shpreh se stabiliteti financiar mbetet i pacënuar pavarësisht zhvillimeve të fundit në BSH.
 
Referuar arrestimit të ish-guvernatorit të BSH Ardian Fullani, si dhe dyshimeve për stabilitetin e sistemit financiar, Cani theksoi se stabiliteti financiar, nuk mund të cënohet nga një individ i vetëm.
 
“Stabiliteti financiar nuk është cënuar nga një individ.” u shpreh Ministri Cani
 
Deklaratat Ministri i Financave, i bëri pas tryezës së përbashkët me Ministrin e Çështjeve Vendore Bledi Çuçi dhe përfaqësues të USAID-it, me temë “Reforma territoriale dhe decentralizimi fiskal”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Milani përballet me Real Madridin, Fonseca: Jemi të motivuar, Leao luan nga minuta e parë

Milani përballet me Real Madridin, Fonseca: Jemi të motivuar, Leao luan nga minuta e parë