STRASBURG - Parlamenti Europian, shpreh shqetësimin e tij në lidhje me marrjen e presidencës së Bashkimit Europian, nga ana e Greqisë, duke u nisur nga kriza ekonomike e kësaj të fundit. Gjatë prezantimit në Strasburg të presidencës greke, kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, ka treguar besimin e tij përsa i përket principeve të Bashkimit Europian.
 
Samaras, nuk ka parashtruar asnjë plan për ristrukturimin e borxhit grek dhe Greqia do të drejtojë Bashkimin Europian, në një moment tranzicioni, pasi në maj të këtij viti do të mbahen edhe zgjedhjet e rradhës, për të rinovuar paralamentin.
 
Samaras, ditën e sotme, përpara Parlamentit Europian, prezantoi edhe prioritetet e Presidencës greke, për muajt e ardhshëm. Ndërkohë Eurodeputetë të shumtë e kanë inkurajuar për marrjen e kësaj detyre të re, por disa prej tyre, e kanë vënë përballë faktit se kriza në Greqi, nuk ka mbaruar ende.
 
Europarlamentari belg Guy Verhofstadt, është shprehur se nuk do të kemi një krizë greke, as krizë europiane, nëse klasa politike në Greqi, do e kishte marrë përgjegjësinë e saj, shumë më herët. Gjithashtu, nuk do të paraqitej kjo gjendje, nëse liderët europian dhe elita kombëtare europiane, do të kishin treguar solidaritetin e tyre të plotë, në fillimet e kësaj krize.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)