FIER - Gramoz Ruçi nga Fieri ka komentuar situatën në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, teksa 39 deputetë të mazhorancës kanë bërë kërkesë për shkarkimin e nënkryetarit të këtij institucioni, Elvis Cefa dhe antarit Lulzim Lelcaj.

Kreu i grupit paralamementar të Partisë Socilaiste u shpreh se lidhur me dy antarët e KLD-së, Parlamaneti do veprojë konform ligjeve në fuqi, ndërsa konfirmoi se nuk do të ketë procedurë të përshpejtuar për largimin e tyre.

Gjithashtu Ruçi ka shtuar se elektorati shqiptar nuk i ka votuar deputetët të bëjnë sehir në Kuvend, por të reflekotjnë për drejtësinë dhe zbatueshmërinë e ligjit dhe Kushtetutës. 

Deputeti dhe kreu i grupit paralamentar të PS ka qënë i pransishëm në aktivitetin kushtuar të formimit të Brigadës së Semanit në Fier.
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)